Kthehen në atdhe eshtrat e ish-Prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit

Nën kujdesin e familjes Mulleti dhe të shoqatës Tirana, mbërriti në atdhe arkëmorti me eshtrat e nacionalistit dhe veprimtarit politik Qazim bej Mulleti.


Nën kujdesin e familjes Mulleti dhe të shoqatës Tirana, mbërriti në atdhe arkëmorti me eshtrat e nacionalistit dhe veprimtarit politik Qazim bej Mulleti.

Më në fund, ish prefekti i Tiranës, do të prehet në atdhe, ashtu sic ishte edhe amaneti i tij dhe djalit të vetëm, i cili vuajti tërë jetën persekutimin e regjimit komunist.

Arkivoli me eshtrat e nënpunësit të lartë të shtetit shqiptar gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore mbërriti mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Që nga viti 1956, kur Mulleti mbylli sytë në Romë e deri më sot nuk kanë reshtur tentativat e familjarëve për kthimin e tyre në atdhe.

Eshtrat e Qazim bej Mulletit do të prehen në varrezat e Tufinës. Ceremonia e rivarrimit është caktuar për ditën e hënë 28 gusht ndërsa kryerja e riteve fetare do të bëhet në xhaminë e “Kokonozit” tek Pazari i ri.

Lexo më shumë nga

“Nata me yje”, zjarri që ndez përjetimet e Vincent van Gogh

"The Starry Night" (Nata e Yjeve), e realizuar në vitin 1889, gjatë kohës kur Van Gogh qëndroi në një azil…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.