Panairi i Artizanatit në Golem, promovim traditave dhe trashëgimisë kulturore

Panairi i Artizanatit bëri bashkë në Golem dhjetra artizanë nga Kavaja dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë si Durrësi, Tirana, Elbasani, Vau Dejës, Berati, dhe Gjirokastra.


Panairi i Artizanatit bëri bashkë në Golem dhjetra artizanë nga Kavaja dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë si Durrësi, Tirana, Elbasani, Vau Dejës, Berati, dhe Gjirokastra.

I organizuar në kuadër të projektit ArtCult, në këtë panair u ekspozuan produkte të prodhuara mjeshtërisht nga duart e artizanëve që tërhoqën vëmendjen dhe zgjuan kuriozitetin e të gjithë të pranishmëve.

Shumë turistë, vizitorë dhe pushues vendas dhe të huaj vizituan panairin dhe u ndalën në tavolinat e mbushura me produkte të ndryshme artizanati: punime tezgjahu, poçerie, kostume popullore, qilima, qëndisme, punime grepi dhe shtize, makrame, filigrani, rezine etj duke u njohur me mjeshtërinë dhe kreativitetin e artizaneve në prodhimin e produkteve të punuara me dorë.

Panairi ishte një mundësi ideale që krijoi ura lidhëse midis konsumatorëve dhe artizaneve.

Vizitorë dhe turistë të shumtë vendas dhe të huaj u mahnitën nga punimet e mrekullueshme që artizanet kishin krijuar dhe shpesh herë nuk hezituan që të blenin produkte me vlerë nga fondi i pasur i trashëgimisë së pasur kulturore.

Aktiviteti dëshmoi qartë se si nisma të tilla ndihmojnë në rritjen e vetvlerësimit të artizanëve për punën e tyre, përmirësimin e marketingut, rrjetëzimin dhe fuqizimin e grave artizaneve. /ATSH

Lexo më shumë nga

Skulptori Qazim Arifi nderohet me çmime në Itali

Artisti i mirënjohur përfaqësohet me sukses në ekspozitat ndërkombëtare, duke marrë edhe vlerësime për punët e paraqitura.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.