Stavro Nikolla Risto, durrsaku zemërflori!

“Mund të rrija tërë natën, i çmuari im, apo i çmuari jonë Stavro Nikolla Risto, për të shkruar për ty!”


Nga Bujar Qesja, Mjeshtër i Madh

Një djalosh durrsak, kam dëshirë ta quaj Stavro Nikolla Riston, këtu në zemër të Voskopojës. Kam miqësi të hershme me të dhe sa herë e takoj me jep ndjesinë e një njeriu të veçantë, të urtë, por shumë të mënçur. Ristot janë fis i madh në Durrës dhe origjina e tyre është nga fshati Bubullimë e Myzeqesë. Por hershmëria e tyre zë fill nga Sheperi i Zagorisë, ku stërgjyshi i tyre Sotir Qatipi, ishte komshi me poetin e çquar të Rilindjes Kombëtare Andon Zako Çajupi.

Dhe rastësia, mbase edhe jo, e donte që Stavro Nikolla Risto të bekohej nga kjo afërsi me Çajupin e madh, teksa ka botuar disa vëllime me tregime, duke provuar mjaftueshëm të shkruaj edhe prozë. Pasi ka mbaruar ekonomikun, shpejt ka dhënë frytet e një lapsi të mprehtë të këtij specialiteti. Drejtor në një sipërmarrje ekonomike, e më pas kryespecialist, në seksionin e transportit në Komitetin Ekzekutiv të kp të Rrethit Durrës, për të qenë drejtues i disa sektorëvë në Drejtorinë Qendrore të Hekurrudhave. Dhe për ti mbetur si qershija mbi tortë, epilogut të punës frytëdhënëse ishte edhe 10 vjeçari si pedagog, në lëndën e ekonomisë në Universitetin ‘’A. Moisiu’’ të Durrësit.

Në pamjen e dytë, çifti famoz Risto- Irini dhe Stavro, ditën e promovimit të Kolanës me gjashtë vëllime: “ Kënga e Trëndafilit “

E shoqja e tij Irini Nako, mbaroi për frëngjisht. Filloi dhe e përfundoi ecurinë profesionale, si mësuese e ciklit 9-të vjeçar në disa shkolla të Durrësit. Çifti Stavro dhe Irini Risto, është vlerë e qytetarisë durrsake, duke qendruar si kurorë e artë e arritjeve më të mira të kulturës dhe vlerave të kësaj qytetarie.

Ky shkrim mund të bëhej edhe më parë, duke çukitur jo në pak raste pjesë të veprimtarisë aktive dhe itensive të Stavro Nikolla Ristos. Më bëri përshtypje që pas emrit Stavro, e ka kusht të panegociueshëm, vendosjen e emrit të të jatit Nikolla.

-Është nder dhe krenari, të mos e ndaj emrit e babait tim nga emri im dhe të jetojnë të dy së bashku. Kur ne nuk na mungonte buka, im atë me merita në luftën për çlirim, i tha hapur udhëheqëit shqiptar të kohës, se nëse vazhdoni kështu të vendosni në kusure të pamerituara popullin tim, të mos ju duket çudi, që do të rrëzoheni shumë shpejt. Kjo profeci e Nikolla Ristos, e shprehur në vitin 1987, u materializua brenda tre vitesh. E dënuam me 6 vite, por demokracia ia hoqi.

Nuk i dija këto. Duhej të ndodheshim që të dy në Voskopojë, që të rrëmoja diçka më shumë nga jeta e njeriut të mirë, të të kulturuarit tonë, të krijuesit dhe artistit plot vlera po tonin Stavro Nikolla Risto. Kur ndodheshim në sipërfaqen e jeshiltë, të shtëpisë të njeriut mëndje kthjellët, kuadrit dhe intelektualit të njohur korçar Vaskë Dhëmbi, këmbëngula të bënim një foto, unë me Kostandinën dhe Stavro me bashkëudhëtaren e tij, të artën zonjë Irini Nako.

Në pamje e parë, nga e djathta: Stavro Nikolla Risto, Bujar Qesja, Kostandina Ngresi dhe Irini Nako.

 

Dhe kjo foto më nxiti, që ta detyrojë veten, që në këtë të martë të 29 gushtit 2023, këtu në Voskopojën e freskët, me klimë joshëse dhe ëndërruese, të shkruajë për Stavro Nikolla Riston, këtë njeri që i bën nder Durrësit dhe durrsakëve kudo që ndodhet.

Por kushti moral më bëhet i detyrueshëm, jo thjesht se një fakt i 48 orëve të shkuara ka lidhje me jetën e familjes time. Formimi jo vetëm në cilësitë e farmatit kulturor të avancuar, por edhe si human dhe i gjindshëm deri në sakrificë, m`i përshpejtojë pozicionet e gazetarit, ta vërtitë këtë lapsin tim për Stavro Nikolla Riston.

Në mënyrë krejt të papritur, Kostandinës i fillon menjëherë dhimbje e padurueshme prapa kokës, duke u shoqëruar me një tension të pazakontë 21 me 11. Situata ishte kritike. Në lartësinë 1300 metrave, i ndodhur në një fshat, ndonëse në përmasat e një qyteze, e keqja bëhej edhe më e frikshme dhe më e rëndë sa çdukej. Orë e vonë dhe lamjërova menjëherë Stavron.

-Eja se Kostandinën e kam rëndë! Eja mik të paktën, të të kem për kurajo e siguri! Nuk kam se çfar të bëj, pasi sa munda veprova. Eja vëlla, nxito!

Nuk e dija se në atë moment, vetë Stavro im, i miri durrsak i imi këtu në Voskopojë, ishte me tension 20. Një shi i jashtëzakonshëm, me shkarkime të rrezikshme po “bombardonte” Voskopojën. Stavro thërret në ndihmë, zonjën e tij të përkryer Irinin dhe së bashku, me mjetin e parkuar pranë banesës së Vaskë Dhëmbit, nisen tek ne.

Kujdes i jashtëzakonshëm i famijes Risto, duke patur me vete një urgjencë të vërtetë spitalore, sikur të ishin mjekë profesisonistë, marrin në dorë situatën. Dy adelatë, shkarkues, kardioaspirinë, lëng limoni, çajra e do veprime të tjera, bënë që Kostandina të evitonte kërcënimin më të rëndë dhe më të papritur për jetën e saj. Rreth orës 2 të natës të së nesërmes, pasi u siguruan që ime shoqe iu largua rrezikut dhe tensioni filloi të ulej, në mes të qametit, ku lotët e gëzimit e mundën të qullët e shiut, ikën për në banesën e tyre. Tërë natën telefonatat e tyre nuk pushuan, për të vazhduar edhe më tej kujdesin ndaj Kostandinës.

Nuk kam për t`jua harruar, këtë nder përmbi nder që më bëtë, duke treguar fuqinë njerëzore dhe humanizmin e tejskajshëm që treguat. Kostandina ishte në agoni dhe ju i dhatë shpëtimin dhe kurajon për t`ia dalë. Një veprim ky i juaji, që veç të tjerash, na shton krenarinë edhe si durrsakë, se çfarë minerale të çmuara humane dhe njerëzore fshihen brenda nesh. Jo se i dua vetëm unë Ristot dhe për fat shumicën e këtij fisi gjigand i kam shumë miq, por kanë një pozicion të avantazhuar në Durrës. Ristot e Durrësit, janë për t`u pirë në kupë. Pozicioni i tyre aktiv dhe më shumë se të mirë, i ka vendosur në pole position të shoqërisë.

Shkrimtar i dëgjuar. Ekonomist i thekur. Njeri i kristalizuar në karakter dhe me shpirt të gjërë dhe të thellë, të prirur nga mirësia. Stavro ka themeluar edhe portalin e njohur ‘’Voskopoja’’, duke ia rritur edhe më shumë vlerat, kësaj qyteze të njohur në rrethinat e Korçës. Voskopojarët duhet ta mbajnë në pëllëmbë të dorës Stavron e Durrësit, duke mbetur nga përhapësit më aktivë në të gjitha drejtimet, të asaj që përbëjnë historinë e zhvillimit dhe të traditave të Voskopojës.

Takohemi për çdo ditë me çiftin Risto. Por kur po qendronim sotnë shoqërinë e Vaskë Dhëmbit, më dha lajmin e gëzuar. Sapo kishte mbaruar një novelë për Voskopojën. Projekti i titullit ishte ‘’Pista’’. Po punonte gjithashtu me itensitet të lartë, deri në orën 3 të mëngjesit, për një vëllim të ri poetik, që kërkon ta botojë sa më parë. Të kërkoj ndjesë i shkëlqyeri mik, nëse të zbulova, disa nga sekretet e tua të punës krijuese. Por i angazhuar në shkrimin dedikuar portretit tënd, sado në miniaturë, nuk mund të isha i qetë pa i vendosur këto të dhëna.

Stavro Nikolla Risto! Këtu në Voskopojë është i evidentuar edhe si çifti fisnik Stavro dhe Irini Risto. Sa fat për ne, që janë miqtë tanë. Por dhjetë herë më shumë fat, që jemi prej një muaji në shoqërinë e tyre.

Mund të rrija tërë natën, i çmuari im, apo i çmuari jonë Stavro Nikolla Risto, për të shkruar për ty.

Por tani për tani, mjafton deri këtu. E di që do të më qortosh, për këtë të papritur apo surprizë që po të bëj, pasi ti nuk di gjë. Në raste të tjera të siguroj, që do të jesh në vigjilencën time.

Ti meriton çdo ditë të shkruhet për ty. Janë vleat e tua, që e diktojnë këtë. Dhe më vjen mirë, madje shumë mirë, që këto vlera, këto dukuri të qenësishme njerëzore, janë tek një shok, tek një mik, që quhet Stavro Nikolla Risto.

“Nata me yje”, zjarri që ndez përjetimet e Vincent van Gogh

"The Starry Night" (Nata e Yjeve), e realizuar në vitin 1889, gjatë kohës kur Van Gogh qëndroi në një azil…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.