Nis sot Java Kulturore e Azerbajxhanit, çfarë përmban programi

Sot rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare, me ditët dedikuar kulturës së Azerbajxhanit nga 31 gushti deri në 3 shtator.


Sot rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare, me ditët dedikuar kulturës së Azerbajxhanit nga 31 gushti deri në 3 shtator.

Nga aktivitetet më të rëndësishme që do të zhvillohen ditën e sotme është performanca e Orkestrës Shtetërore të Dhomës së Azerbajxhanit, “Gara Garayev”, e cila do të sjellë muzikën e dhomës të ndërthurur me elementë tradicionalë.

E emëruar sipas kompozitorit të njohur azerbajxhanas Gara Garayev, historia e kësaj orkestre lidhet ngushtësisht me veprimtarinë e kompozitorit i cili solli një model të emancipuar muzikor në Azerbajxhan.

Ndërkohë në Muzeun Historik Kombëtar çelet ekspozita “Heydar Aliyev-100”, si dhe prezantohet kulinaria e Azerbajxhanit, veçanërisht ëmbëlsirat tradicionale. Një tjetër prezantim i kuzhinës tradicionale azerbajxhanase do të realizohet në sheshin “Skënderbej” si dhe në shëtitoren “Murat Toptani”.

Lexo më shumë nga

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.