Ambasadori Bushati paraqet kopjen e letrave kredenciale në SHBA

Ambasadori i caktuar i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, paraqiti kopjen e letrave kredenciale tek Shefi i Protokollit në detyrë në Departamentin e Shtetit z. Ethan Rosenzweig.


Ambasadori i caktuar i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, paraqiti kopjen e letrave kredenciale tek Shefi i Protokollit në detyrë në Departamentin e Shtetit z. Ethan Rosenzweig. Në takim mori pjesë edhe Drejtori i Rajonit z. Martin McDowell.

Pas urimeve të rastit dhe vlerësimeve për caktimin në këtë pozicion, ambasadori Bushati u informua në lidhje me takimin dhe prezantimin e Letrave kredenciale tek Presidenti i SHBA Joe Biden, i cili pritet të ndodhë në një kohë të afërt.

Ky takim shënon fillimin zyrtar të detyrës së ambasasorit të caktuar Ervin Bushati, me një axhendë të pasur prioritetesh për bashkëpunimin me SHBA në shumë fusha të interesit reciprok, përfshirë atë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, ekonomisë, energjisë, kulturës, arsimit me qëllim forcimin në vijëmësi të Partneritetit Strategjik Shqipëri-SHBA.

Ambasadori i caktuar Ervin Bushati paraqiti kopjen e letrave kredenciale tek Shefi i Protokollit në detyrë në…

Posted by Albanian Embassy to the US on Wednesday, August 30, 2023

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.