Rama: Bëhuni pjesë e Javës së Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të bëhen pjesë e aktiviteteve që janë në axhendën e Javëve Kulturore Ndërkombëtare


Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të bëhen pjesë e aktiviteteve që janë në axhendën e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, të cilat për 7 ditë rresht do t’i dedikohen kulturës britanike.

“Shqipëria mikpret botën. Bëhuni pjesë e Javës së Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar deri më 10 shtator, ku Shqipëria mikpret mes shumë aktivitetesh vendin e një kulture të madhe”, shkroi Kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Javës së Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar i parapriu Java e Kulturës së Azerbajxhanit, ku ndër të tjera ra në sy performanca e Orkestrës Shtetërore të Dhomës së Azerbajxhanit, “Gara Garayev”.

Javët Kulturore Ndërkombëtare” janë konceptuar si një mozaik aktivitetesh kulturore, ku çdo javë do t’i dedikohet një shteti. Pas një shkëputje gjatë sezonit veror, tashmë ky aktivitet nis sërish dhe në fokus të tij është promovimi i vlerave dhe shkëmbimi i eksperiencave.

Mbi 700 artistë janë pjesë e programit e këtij viti, ku ndër ta do të jenë dhe emra të njohur të arenës ndërkombëtare.

Edicioni i dytë i këtij viti përfundon më 30 nëntor 2023.

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.