Shtatë madhështorët e notit kombëtar!

Kur ndodhesh në mes mjeshtrash


Nga Bujar Qesja, Mjeshtër i Madh

Kur ndodhesh në mes mjeshtrash

– Shtatë madhështorët e notit kombëtar!

Vazhdojmë të konsumojmë kënaqësi të jashtëzakonshme. Në Sarandë është mbledhur ajka e notit kombëtar. Kanë ardhë nga brenda dhe jashtë vëndit, për t’iu përgjigjur kërkesës së Kryetarit të Shoqatës së Veteranëve të Notit Shqiptar Sadik Mema, për organizimin e kupës ” Idriz Muço”.

Këtu jemi mbledhur në lokalin, ku punojnë fëmijët e notarit të çquar sarandiot Idriz Muço, që ka 6 vite i ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare.

Gjeografia e fotos është e gjërë. Kanë ardhë nga Amerika, Greqia, Italia, Vlora, Tirana dhe Durrësi.

Të gjithë me një qëllim. Të kujtojnë emrin e madh të notit Idriz Muço, të evidentojnë krenarinë e arritjeve të këtij sporti shumë popullor në Shqipëri dhe ti japin vlerat e merituara traditës dhe historisë.

Në këtë të dielë të 10 shtatorit 2023, grupi prej 50 veteranësh do të shkumbëzojë ujrat e Jonit, për të treguar që noti shqiptar është dhe do të mbetet në vlerat të patjetërsuara.

Suksese!


Bujar Qesja
Sarandë: 10 shtator 2023
Në foto, ulur nga e majta: Tomor Dano, Veni Bode, Petrit Guma dhe Sadik Mema.
Në këmbë, nga e majta: Ilir Ymeri, Skardilajt Shyti, Bujar Qesja dhe Edmond Mema.

Lexo më shumë nga

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.