Ormira Lulani, “Bukuroshja e Artit”

Me rastin e Ditës së Bekuar të Lindjes së Ormira Lulanit, piktores së mrekullueshme.


Nga Dash Frashëri

“Bukuroshja e Durrësit” vlerësohet si një nga mozaikët më të bukur të Ilirisë së dikurshme. Është një nga artefaktet më të fotografuara që ndodhet në Muzeun Historik Kombëtar. Autori është i panjohur për ne. Por, ka lënë gjurmën e tij mijëravjeçare.

“Bukuroshja e Artit”. Kështu do ta quaja Ormira Lulanin, piktoren e mrekullueshme, vazhduesen e denjë të “Dinastisë Lulani”.

Trashëgimia artistike rrjedh natyrshëm te vajza e Ismail Lulanit (1935-2002), një prej piktorëve më të shquar shqiptarë. Pedagogun e qindra piktorëve të disa dekadave.

Ormira Lulani, e vizatuar nga babai i saj, Ismail Lulani

Për t’i bërë një portret Ormira Lulanit duhet të përdor 326 ngjyra nga paleta e një piktori. Të marr nga ngjyrat e katër stinëve.

Por, më bukur se ajo, askusht tjetër nuk e pikturon dot Ormirën.

Piktore e talentuar. Drejtuese e shkëlqyer e VIZart. Organizatore perfekte ekspozitash kombëtare dhe ndërkombëtare. Anëtare jurie ndërkombëtare.

Ismail Lulani ka krijuar disa nga pikturat më të bukura të fondit të arteve figurative shqiptare.

Por, Ormira ka krijuar stilin e saj. Profilin e saj.

Së bashku edhe me piktorin e famshëm, Helidon Haliti, përmes shoqatës së tyre, VIZart, kanë organizuar rregullisht ekspozita të formtatit ndërkombëtar.

 

Ormira e ndjen të bukurën. E shijon atë. Si një artiste!

Ajo është si një princeshë arti mes artistëve.

Sot, ajo ka ditëlindjen. Por, udhëtimi i saj artistik vazhdon…


______________________

Tiranë, 12 shtator 2023

Bienalja Ndërkombëtare e Karikaturës “Niko Nikolla” sjell në Tiranë 256 artistë nga 54 vende

Dy ekspozita në edicionin e tretë të Bienales: “Të bashkëjetosh në një botë digjitale” & “Portreti i Dritan Abazovic”.

15 vjet
“DKullolli Art – Studio”!

Në 2009 ishte një projekt ambicioz. Sot, në vitin 2024 është një dyqan prestigjioz i materialeve të artit në Shqipëri.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.