“Evëtari” i Naum Veqilharxhi, abetarja e parë e gjuhës shqipe
Dijetarit rilindas iu dëshën 20 vite për të përpiluar alfabetin e veçantë në gjuhën amtare.
Historia e alfabetit dhe e abetares në gjuhën shqipe nis me koloninë e Bukureshtit në vitin 1844 nga ideologu i Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi.
Dijetarit rilindas iu dëshën 20 vite për të përpiluar alfabetin e veçantë në gjuhën amtare dhe për të shtypur “Evëtarin”, që i hapi rrugën e shkrimit abetareve të mëvonshme nga Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Parashqevi Qirjazi dhe Aleksandër Xhuvani.
Me një sistem shkrimi prej 33 shkronjash, alfabeti i Veqilharxhit u përshtat me dialektet, me fonetikën dhe me gramatikën e gjuhës shqipe, si edhe ndikoi në përhapjen e shkrimit të saj.
Bashkëlidhur, pjesë të shkëputura nga “Evëtari” i autorit Naum Veqilharxhi dhe “Abetarja” e Kostandin Kristoforidhit.