Eja zbulo risitë inovative! Future2Tech ju mirëpret në Pallatin e Kongreseve

75 kompani nga vendi dhe rajoni ju mirëpresin në panairin Future2Tech, i cili ka hapur siparin të enjten në mëngjes dhe do të jetë aktiv deri të premten në mbrëmje.


75 kompani nga vendi dhe rajoni ju mirëpresin në panairin Future2Tech, i cili ka hapur siparin të enjten në mëngjes dhe do të jetë aktiv deri të premten në mbrëmje.

Panairi, i cili u organizua nga Iceberg Exhibitions dhe AlbaniaTech do të promovojnë produktet dhe shërbimet e kompanive.

Përmes paneleve të diskutimit, po trajtohen tema të rëndësishme për inovacionin, përfshirë politikat afatgjata të implementimit të inovacionit.

Ky event vlen për të parë vizionin që kanë kompanitë për teknologjinë në të ardhmen.

Panelet e diskutimit, kanë nisur me CEO të kompanive më të mëdha të teknologjisë në vend, ndërsa vijon me forume rreth sigurisë kibernetike, inteligjencën artificiale, edukimit shkollor.

Panairi u përshëndet nga Ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se për zhvillimin e ekosistemit do të bëhet një strategji afatgjatë, ku kompanitë dhe inovacioni të shkojnë përkrah.

CEO e Iceberg Communication, Enejda Sheku tha se, “Synimi kryesor është të bëjmë bashkë të gjithë faktorët të japin mesazhin e tyre për zhvillimin e teknologjik të vendit. Është një panair që do të përsëritet dhe do të ketë edicione të ardhshme dhe presim që të shërbejë ky si një referencë e mirë për vazhdimësinë”.

Në dy ditët e panairit ju presin aktivitete të shumta si konferenca, workshope, që synojnë të japin informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj. Folës ndërkombëtarë, do të jenë gjithashtu pjesë e eventit.

Marrë nga BusinesMag.al

Lexo më shumë nga

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.