Ervina Lazaj dhe rruga drejt karrierës si mjeke stomatologe

Ervina Lazaj është mjeke stomatologe prej 15 vitesh. Klinikat e saj ndodhen në Tiranë dhe në Durrës


Nga Megi Latifi

Ervina Lazaj është mjeke stomatologe prej 15 vitesh. Asgjë nuk ka qenë e lehtë shprehet ajo, sepse i është dashur të punojë shpesh në punë të ndryshme për të siguruar jetesën dhe formimin e duhur profesional për të ardhmen.

Ndonëse tepër e vështirë për të hapur një klinikë Ervina e hapi  atë fillimisht në qytetin e Durrësit dhe më pas në Tiranë.

Ajo e ndan jeten mes dy qyteteve fqinje dhe një nga sfidat më të mëdha të saj janë fëmijët pasi ata i druhen shkuarjes tek dentisti.

Per Radio Ejani stomatologe Ervina Lazaj rrëfen rrugëtimin e saj në karrierën profesionale.

CMG:  Si lindi pasioni për tu marrë me këtë fushë të mjekësisë?

Ervina Lazaj: Kane kaluar shumë vite nga momenti kur nisa këtë rrugetim dhe nuk ka qenë aspak i lehtë, duke më diktuar gjithnjë e me tepër se sa i rëndësishëm është rregulli dhe disiplina në këtë profesion.

Unë e kam nisur që në moshë të hershme pasionin për mjekësinë dhe këtë më pas e manifestova kur u rrita, vendimet i mora vetë pa pasur trysninë e askujt ndonëse të gjithë kishin thuajse dëshirën për të qenë pjesë e botës së mjekësië.

Unë e dua shërbimin dhe për mua është shumë e rëndësishme që njerëzve t’iu shërbej në formë dinjitoze.

CMG: A ka qenë e vështirë të jesh mjeke e re në moshë dhe me ëndrra të mëdha ?

Ervina Lazaj: Ka qenë sepse me të gjitha format unë kam qenë e vetëdijshme se nuk do të arrij të futem menjëherë në treg. Pra, si të thuash e kisha parapërgatitur veten që do të lodhesha shumë në fillim dhe me pas do të rehatohesha në diçka timen.

Më kujtohet kur punoja fort dhe ikja në rrethinat e Tiranes çdo ditë,  pasi dëshiroja të fitoja përvojë maksimale. Më pas me ndihmën e familjes unë hapa klinikën time të parë në Durrës . Ata u bashkuan me hapat e mi dhe u bënë njesh me ëndrrat e mia për të pasur nje klinike timen .

CMG: Sa orë të merr puna në klinike?

Ervina Lazaj: Ka ditë që nuk e shoh fare orën sepSe angazhimi është shumë i madh dhe koha që punoj është shumë e gjatë. Jam e dedikuar dhe besoj që kështu ndodh edhe me të tjerët të cilët e duan profesionin dhe i japin jetën punës dhe angazhimi nuk është për ata lodhje por është kënaqësi.

Me merr shumë kohë sepse ndër të tjera janë të dyja klinikat të cilat duhet të menaxhoj dhe të jap nga energjia ime.

CMG: Cila mbetet për ju sfida me e madhe ?

Ervina Lazaj : Per çdo mjek stomatolog sfida me e madhe mbeten fëmijët, janë pikërisht ata të cilët kanë frikë nga dentisti dhe duhet të gjesh formën apo mënyrën për të ndërtuar urat e komunikimt dhe sjelljes me ta. Nuk duhet t’i ushtrosh presion një fëmije që e ka frikë dentistin pasi asgjë nuk përmirësohet me dhunë. Fëmija duhet të vijë me qejf dhe të ike me qejf nga ne. Me pas shëndeti oral është shumë i rëndësishëm dhe nëse ata e kanë frikë mjekun stomatolog do t’i krijojë shumë varësi në të gjithë të ardhmen e tij apo të saj.

Unë përpiqem shumë të gjej komunikimin e duhur me pacientët e mi në tërësi por mbi të gjitha me pacientët e vegjël të cilët duhet të kenë një kujdes të madh ndaj shëndetit, më pas mbetet në dorën e prindit që të zgjidhë të gjithë këtë çështje nëpërmjet sjelljes së butë dhe të dashur.

CMG: Cilat do të ishin këshillat për kujdesin ndaj dhëmbëve?

Ervina Lazaj: Së pari, pastrimi i dhëmbëve me furçë të butë është më i preferuari. Lajini dhëmbët, gjuhën dhe mishrat e dhëmbëve, të paktën dy herë në ditë me pastë dhëmbësh. Lëvizjet rrethore për pastrimin e dhëmbëve është i mirë sepse kjo përveç të tjerash edhe i bën masazh mishit te dhëmbëve i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mban mishin të shëndetshëm. Një shtresë e trashë që formohet në gjuhë mund të shkaktojë mostretjen e gjithashtu ju jep një erë absolutisht të keqe te gojës.

CMG: Çfarë problemesh mund të shkaktojnë dhëmbët e prishur?

Ervina Lazaj: Shumë njerëz mendojnë se dhëmbët e prishur janë normale dhe nuk krijojnë probleme shëndetësore. Ky fakt nuk është i vërtetë. Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë disa probleme si: ”Erë e keqe,  ngjyrosje të dhëmbëve, mbindjeshmëri dhe dhimbje, vështirësi në ushqyerje, infeksione të dhëmbëve”. Sipas meje disa shenja të dhëmbëve të prishur janë: shije e keqe në gojë, mishra të dhëmbëve të ënjtur ose të skuqur, dalja gjak nga mishrat e dhëmbëve, dhëmbë që lëvizin, dhimbje gjatë përtypjes, gurëza në sipërfaqen e dhëmbëve. Nëse keni ndonjë nga këto shenja drejtohuni menjëherë te mjeku stomatolog. Federata Shqiptare e Stomatologëve rekomandon shtim të kujdesit ndaj higjienës së gojës për të evituar prekjen nga këto sëmundje.

CMG: Përse është e rëndësishme larja e dhëmbëve?

Ervina Lazaj: Gjatë natës, sasia e pështymës ulet, duke lënë dhëmbët tuaj më pak të mbrojtur nga acidet bakteriale. Për këtë arsye larja e dhëmbëve me furçë dhe përdorimi i fillit dentar në mbrëmje është shumë e rëndësishme. Larja e dhëmbëve duhet të zgjasë 2−3 minuta, 2 herë në ditë. Përdorni një furçë me qime të buta dhe përdorni të paktën një herë në ditë fillin dentar. Përdorni shpëlarës goje të fluorizuar përpara periudhës së gjumit. Pas kësaj procedure, përdorni shpëlarës goje të fluorizuar ( në të tilla raste duhet marrë edhe mendimi i dentistit tuaj). Nuk rekomandohet të ushqeheni pas kësaj procedure. Nëse ndiqni këshillat e mësipërme, ju do të zvogëloni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e kaviteteve dentare.

CMG: Disa këshilla për një shëndet oral sa më të mirë.

Ervina Lazaj: Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: bukë, drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos, etj.

Përdorni ujë pas ushqimit.

Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.

Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.

Përdorni floss dentar (fije dentare) për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.

Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.

Përdorni furçën e dhëmbëve 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar.

Kontrolle periodike te dentisti.

Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3- 6 muaj.

Burimi: CRI.CN

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.