Statuja e atij që pret të ikë…

Në Craiova, qytet tipik rumun, më kapi një si ndjesi kërkimi, doja të gjeja atë njeriun prej bronzi,


Nga Visar Zhiti

Në Craiova, qytet tipik rumun, teksa po shëtisnim si dikur rrugëve që m’u kujtuan, më kapi një si ndjesi kërkimi, doja të gjeja atë njeriun prej bronzi, hipur mbi një shtyllë, këmbëzbathur, ja, tek është, poshtë shtyllës ka lënë valixhen e vogël dhe këpucët i ka hedhur kuturu dhe pret…

Çfarë shikon në largësi?

Ka vënë dorën mbi sy në strehën e borsalinës së vjetër. A mbërriti anija? Ende s’duket? Se mos po pret trenin të dalë nga një kodrinëz dhe ai s’vjen kurrë? Pse do të ikë? Çfarë e lodhi apo të njohurit, që s’njohin veten?

Këtu statujat janë të gjalla si njerëzit, ndërsa në vendin tim shumë nga ata që di unë, janë të ngurtë si statujat…

Më mirë majë shtyllës pra, si një personazh kafkian dhe të presësh atë që s’vjen se sa të durosh të padurueshmit e përditshëm, që janë përreth. Po ata do t’i gjesh dhe atje, ku dëshiron të ikësh dhe do të bëhen bashkë, andej dhe këtej, megjithëse urreheshin aq shumë mes tyre, por i bën tok ti, nga që s’je si ata dhe do t’u ikësh atyre e asgjëje tjetër. Më mirë majë shtyllës, ke kaq kohë ashtu… lart… sa ç’është lartësia e dëshirave të tua…

Këmba e zbathur, e varur në erë, kaq e bukur, harmonike si poezia… Këpucët bosh… ka dhe zemra bosh…
Vërtet, e kujt është kjo statujë kaq e mirë në një rrugë në Craiova?

Nuk e di. Di cili është ai në statujë, jemi miq…

Lexo më shumë nga

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.