Komunikimi me anë të një shalli!
Gruaja në foto quhet Suzanne Schütz edhe ka qenë Ambasadorja gjermane në Shqipëri .
Nga Irena Beqiraj
Gruaja në foto quhet Suzanne Schütz edhe ka qenë Ambasadorja gjermane në Shqipëri.
Arsyeja përse e ndava sot me ju këte foto, është se sa herë e kam takuar për shkak të detyrës , ajo dukej si në ketë foto.
Zonja ishte gjithmonë e veshur me kostum ( gri /blu/ I zi) këmishë edhe elementi që më tërhiqte në veshjen e saj ishte shalli , shumëngjyrësh, por i ndryshëm cdo herë.
Përmes lidhjes që ka pamja me personalitetit, veshja edhe aksesorët janë një medium i rëndësishëm informues mbi brendinë e individit. Se cfarë një grua kërkon të tregojë për veten , e komunikon si fillim me anë të veshjes . Elegancen , konsistencën , mencurinë , bukurinë, brishtësinë , sensualitetin , sportivitetin, mirëqenien , identitetin apo edhe mungesën e tij , përcillen pa u venë re me anë të veshjes. Madje edhe për cfarë duan të dallohen, njerëzit e përcaktojnë së pari me anë të pamjes së tyre.
Kjo grua me mënyrën e saj të thjeshtë edhe të pandryshueshme , komunikonte konsistencë. Monotonia elegante në veshjen e Suzannës e drejtonte vëmendjen e cdo bashkëbiseduesi tek dëgjimi I kujdeshëm I fjaleve te saj, edhe aspak tek deshifrimi i lodhshëm i pamjes që kishte para . Por ja arrinte aq lehtësish edhe pa u vënë re ta prishte monotoninë me shallet plot ngjyra, të cilat për mua ishin emblema e një gruaje plot gjallëri, të qeshur si ngjyrat e shallit, ku mirëqenia e brendëshme ishte po aq e dallueshme sa mencuria e saj.
Duke u munduar të bjenë në sy për “stilin e tyre alternativ” shpesh gratë adoptojnë tendencat dinamike të veshjeve në kulturën bashkëkohore , duke komunikuar kështu sa herë dalin në publik një krizë të rëndë identiteti.
Prej Suzanne Schütz në heshtje, mësova komunikimin me anë të një shalli , sikurse në heshtje nga gratë me “stil alternativ” mësoj cdo ditë sesa shpejt një grua pavarësisht pozitës rangut, nivelit të përfaqesimit , profesionit apo arsimimit , mund të rreshqasë e ta shëndrojë veten të ngjajshme me lodrat që u dhurohen fëmijeve në kutitë e patatinave , ose në një grua plot me bosh!