Roli i pordhës në kinema!

Së fundi u la që vendimin ta merrnin ata që ishin edhe më sipër, shokët e Byrosë Politike…


Nga Dashnor Kokonozi

Kam patur fatin që me z. Dhimitër Anagnosti të punoj disa vite në Ministrinë e kulturës.

Kur dilnim me shërbime, më tregonte shpesh ngjarje nga jeta e tij si regjisor.

Prej tyre po veçoj historinë e një pordhe.

Eshtë fjala për një pordhë që ai pati menduar se mund të plotësonte natyrën e një personazhi në filmin e radhës që po xhironte.

Ashtu u bë.

Problemet nisën që kur filmi u vizionua së pari nga drejtoria e Kinostudios.

Dyshimet dhe ngurrimet ishin të shumta.

Një pordhë në kinema nuk ishte dëgjuar kurrë deri atëherë.

E kthenin filmin, e dëgjonin dhe ridëgjonin, por nuk vendosnin dot.

U la që vendimi të merrej nga shokët e Komitetit Qendror, si më kompetentë që ishin.

Ashtu u bë.

Atje lart, filmi u pa disa herë, u diskutua por askush nuk firmoste dot për fatin e pordhës.

Së fundi u la që vendimin ta merrnin ata që ishin edhe më sipër, shokët e Byrosë Politike, që edhe ata me gjithë përvojën e pasur, kishin vështirësitë e tyre…

Para nja 15 vjetësh shkrova një tregim me këtë subjekt, që u botua në Peizazhe të fjalës.

Megjithatë u detyrova ta heq shpejt.

Duke qenë i detyruar që poshtë titullit të shkruaj, “tregim”, doli që e merrnion si sajesë timen. Kjo nuk më pëlqente. Historia qe krejt e vërtetë!

Ka disa gjera që nuk di si t’i tregosh !

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.