350 mijë Euro gjobë Madonnës
Zgjati me gjysmë ore koncertin, duke thyer rregullat sigurisë së brendshme të stadiumit
Madonna nuk e ka nisur mbarë turin e saj të vonuar “Celebration“. Në koncertin e parë të saj në O2 Arena Londër, mbretëresha e Popit mori një gjobë të majme prej 350 mijë Eurosh.
Arsyeja, sepse zgjati me gjysmë ore koncertin, duke thyer rregullat sigurisë së brendshme të stadiumit.
Koncerti u zhvillua të dielën dhe sipas rregullores së O2 Arena, në ditën e fundit të javës aktivitetet në stadium mbyllen në 22:30 të darkës.
Por Madonna e zgjati koncertin të paktën gjysmë ore më shumë dhe duke qenë e detyruar ta mbyllte, la fansat që kishin paguar bileta deri 1500 Euro, pa performuar hitet më të famshme si “Like a virgin“, “Holiday“ etj.
Tv Klan