“Designboom”: Piramida e Tiranës, transformimi dramatik i muzeut të diktatorit

E përditshmja italiane “Designboom” shkruan për transformimin e Piramidës si një qendër e re kulturore


E inauguruar në fillim të këtij viti në kryeqytetin shqiptar, Piramida e Tiranës e saporinovuar është hapur për publikun si një qendër e re kulturore, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen italiane “Designboom”.

Monumenti fillimisht shërbeu si një muze kushtuar diktatorit komunist, Enver Hoxha dhe më vonë qëndroi si një arkitekturë fantazmë që i mbushte njerëzit me emocione të përziera.

Pavarësisht nga e kaluara e saj e hidhur, struktura sot dëshmon një transformim dramatik.

Struktura prej betoni është riimagjinuar nga MVRDV, një nga kompanitë më të mira të arkitekturës në botë, si një skulpturë e hapur në një park të ri, shtëpia e një ansambli kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe rreth ndërtesës origjinale që tani strehon kafene, studio, zyra, inkubatorë, festivale dhe klasa ku të rinjtë shqiptarë do të mësojnë falas lëndë të ndryshme teknologjike.

TRANSFORMIMI I PIRAMIDËS

Gjatë historisë së saj, Piramida me sipërfaqe 11,835 metra katrorë ka kryer funksione të ndryshme, nga një muze kushtuar Hoxhës në një bazë ushtarake të NATO-s gjatë Luftës së Kosovës, një klub nate dhe një vend ngjarjesh.

Piramida do të funksionojë kryesisht si qendër për institucionin arsimor jofitimprurës TUMO Tirana, duke ofruar arsimim pas shkollës falas, në disiplina si zhvillimi i software-it, robotika, animacioni, muzika dhe filmi për të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç.

Projekti përputhet me disa Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm të vendosura nga Kombet e Bashkuara.

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.