“Histori Suksesi”, ambasada shqiptare mbrëmje “Gala” në Athinë

Gjatë eventit u prezantuan dhe u nderuan me medaljonin përkatës figura të njohuara


Nje vit pas iniciativës për të promovuar elitën e komunitetit shqiptar, nëpërmjet Rubrikës “Histori Suksesi”, Ambasada e Shqipërisë në Greqi, zhvilloi një mbrëmje Gala dedikuar personazheve që kanë dhënë një kontribut të vyer në diasporën shqiptare në Greqi.

Gjatë eventit u prezantuan dhe u nderuan me medaljonin përkatës figura të njohuara jo vetëm në Greqi por edhe më gjerë, përmendim këtu legjendën e futbollit shqiptar Foto Strakosha, violinçelistin e njohur Renato Ripo, primo-balerinin Danilo Zeka, sipërmarrësin Vasil Llajo, gazetarët e mirënjohur Robert Goro dhe Artur Bibe, piktorin Helidon Haliti apo skulptorin Ilirian Shima, aktorin Nikolla Llambro, akademikun Iljaz Bobaj, shkrimtarin Thanas Medi dhe shume emra të fushave të tjera.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË GREQI

Nje vit pas iniciativës së Ambasadës së RSH-së në Athinë, për të promovuar elitën e komunitetit shqiptar, nëpërmjet Rubrikës “Histori Suksesi”, u zhvillua një mbrëmje Gala dedikuar personazheve që kanë një kontribut të vyer në diasporën shqiptare në Greqi.

Rubrika “Histori Suksesi” përfshin personalitete nga të gjitha fushat e jetës, si arti, kultura, shkenca, gazetaria, biznesi, mjekësia, literatura, drejtësia, etj. Duke treguar në mënyrë narrative rrugëtimin personal dhe profesional të tyre, Ambasada promovon jo vetëm vlerat e tyre individuale, por edhe impaktin dhe ndikimin që ata kanë në krijimin e një imazhi ndryshe të Shqipërisë. Ata janë trajtuar jo vetëm si personalitete që me profesionin e tyre kanë ndikuar ne jetën sociale greke, por edhe si modele që e kthyen rrugëtimin e tyre si emigrantë në histori suksesi.

Komuniteti shqiptar tashmë ka krijuar elitën e saj intelektualë në Greqi që shërben si një simbol, si një urë lidhëse mes dy vendeve dhe kulturave, si model i bashkëjetesës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Siç theksoi edhe Ambasadorja Luela Hajdaraga në fjalën e saj përshëndetëse, të gjithë këto personazhe më përkushtimin e tyre të palëkundur, jo vetëm kanë pasuruar tablonë kulturore të Greqisë, por njëkohësisht kanë shërbyer edhe si një burim frymëzimi për të gjithë.

Gjatë eventit u prezantuan figura të njohuara jo vetëm në Greqi por edhe më gjerë, përmendim këtu legjendën e futbollit shqiptar Foto Strakosha, violinçelistin e njohur Renato Ripo, primo-balerinin Danilo Zeka, sipërmarrësin Vasil Llajo, gazetarët e mirënjohur Robert Goro dhe Artur Bibe, piktorin Helidon Haliti apo skulptorin Ilirian Shima, aktorin Nikolla Llambro, akademikun Iljaz Bobaj, shkrimtarin Thanas Medi dhe shume emra të fushave të tjera.
? Nën kolonën zanore të këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime”, interpretuar mjeshtërisht nga e madhja Vaçe Zela u shfaq një kolazh me 52 personazhet e promovuar përgjatë këtij viti, të cilit u vlerësuan nga Ambasadorja znj. Hajdaraga.
? Ky aktivitet çeli edhe siparin e “nëntorit shqiptar” që organizohet nga Ambasada për të tretin vit radhazi me aktivitete për komunitetin shqiptar në Greqi ??.
✔️ Një aktivitet i bukur plot miq të mirë!

✅ Nje vit pas iniciativës së Ambasadës së RSH-së në Athinë, për të promovuar elitën e komunitetit shqiptar, nëpërmjet…

Posted by Albanian Embassy in Greece – Ambasada Shqiptare në Greqi on Thursday, November 2, 2023

Lexo më shumë nga

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.