“Fevziun e lexojnë intelektualët, Ben Blushin dashnorët”

Andrea, një bukinist pensionist korçar, ka 15 vite që shet libra në rrugë.


Nga Xhensil Shkëmbi

15 vite që shet libra në rrugë. Andrea është pensionist, nuk i del ajo që merr nga shteti, 120 mijë lek të vjetra dhe ka gjetur një mënyrë sesi “t’u marrë” ndonjë lek korçarëve – duke shitur libra.

Më bën përshtypje se ngahera rri aty përballë katedrales, buzëqeshur dhe pret kësmetin e vet. Ndaj, vendosa ta intervistoj. Nuk deshi, por e binda.

Të del gjë nga kjo punë apo hiç Andrea?

-Aman e ti, sikur nuk e di, kush lexon libra këtu? Këtu të rinjtë nuk i hedhin sytë, veç pleqtë si unë. Ata që dikur kanë qenë kuadro ose me punë të mira. Që kanë lexuar.

Po çfarë lexojnë korçarët?

-Tolstoy, Anderson, Shakespeare, pëlqejnë këta autorët e vjetër.
Autorët shqiptarë nuk i lexojnë?

-I lexojnë si jo. Kadarenë e duan shumë, Fevziun me Enverin, Ben Blushin e duan shumë, Petro Markon, Dritëro Agollin.

Po kush i lexon këta? Kush i merr me tepër?

-Fevziun e marrin ata me syze, intelektualët, ata që vishen mirë. Petro Markon ata që janë kështu, si demode, që duan të ngushëllojnë veten. Nuk vishen mirë. Ben Blushin e lexojnë kurvarët dhe dashnorët. Po po. Mos më qesh. Kushedi i kopjojnë ndonjë fjalë nga libri për t’i mbushur mendjen dashnoreve.

Andrea, po këtu ke dhe librin Nano-Berisha? Këtë nuk e duan?

-E duan e atë, po gratë që ndezin zjarrin në mëngjes me libra, ose që u mungon letra higjienike. Kështu me thonë. Të fshijmë b*thën në fytyrën e tyre.

I mora një libër të Teodor Kekos, i lashë një 5-çe e ika. Por me qeshej rrugës. Do ketë lexuar shumë libra teksa i shet.

Ndaj fliste ashtu…

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.