“Të ndaluara”, Bujar Kapexhiu: “Tre Kamberë në një derë” janë Rama, Basha dhe Veliaj

Panairi i 26-të i Librit u hap sot në Tiranë. Një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës shqiptare.


Nga Dash Frashëri

Panairi i 26-të i Librit u hap sot në Tiranë. Një ngjarje mbarëkombëtare e kulturës dhe që pritet me shumë interes nga dashamirësit e librit. Panairi do të zgjasë deri më 19 nëntor.

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, ku njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

“Nisëm sot festën e librit, edicionin XXVI të Panairit, ngjarjes së shumëpritur nga çdo botues, autor, përkthyes. Një ngjarje që ngre atmosferën në prag të festave kombëtare, që nuk mund të kuptohen pa gjuhën dhe letërsinë.  Janë 5 ditë të mbushura me promovime, takime e diskutime mbi sfidat, me të cilat përballet libri e leximi”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti.


Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi “Tirana 1998”, i organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998.

STENDA “KAPEXHIU”

Midis disa dhjetëra stendave të shtëpive botuese në Pallarin e Kongresece, në katin e dytë ndodhet Stenda “Kapexhiu”, me botime të piktorit, regjisorit, aktorit, karikaturistit dhe shkrimtarit Bujar Kapexhiu.

Kapexhiu merr për herë të parë në një Panair.

“Marr pjesë për herë të parë në një panair libri. Mendova të merrja pjese, pasi kam disa botime. Nuk janë vetëm botime të mia, por unë i quaj të mia edhe kur janë botimet e të tjerëve, poetë, shkrimtarë dhe humoristë, të cilëve iu kam ilustruar librat. Brenda krijimtarisë së një artisti, unë kam vendosur krijimtarinë time. Jemi si bashkëautorë. E quaj si gjysmëlibrin tim”, tha Kapexhiu për “Tirana Diplomat”.

Janë mbi 20 libra në Stendën “Kapexhiu”.

“Botimi i ri është ‘Të ndaluara’. Një album me karikatura, por përveç kësaj përfshin edhe një bisedë, ose më saktë një bashkëbisedim artistik dhe profesional me kritikun, studiuesin dhe pedagogun e mrekullueshëm, por që ka ikur shumë shpejt nga kjo jetë, Gëzim Qendro. Dhe me krijimtarinë time, që në kohën e diktaturës u ndalua, pasi librat nuk i lejuan të kalonin në qarkullim, por u çuan në brumatriçe për karton. Pata fatin e madh ti ruaj disa nga ato libra, duke sjellë një bashkëbisedim artistik, filozofik me Gëzim Qendron për rrymat dekadente që ishin për atë kohë, që i quante regjimi i asaj kohe. Unë në atë regjim kam vizatuar në mënyrë kubiste, surrealiste, dadaiste dhe ato u ndaluan. Sot, unë i kam të gjitha në këtë album”.

“Tre Kamberë në një derë” është një tjetër libër interesant i Kapexhiut.

“Tre Kamberë në një derë” është një libër me karikatura. Kam mbledhur karikaturat e mia, të cilat kam bërë për kryetarët e Bashkisë së Tiranës: Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj. Me ato që kanë bërë dhe nuk kanë bërë”, tha Kapexhiu.

Bujari është autor fisnik dhe nuk të lë pa të qerasur. Kjo është dhurata e tij.

TË FTUARIT E HUAJ

Disa nga të ftuarit e huaj, që do të jenë pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme, në Panairin e 26 të Librit janë futbollisti francez Lilian Thuram, përkthyesja e shquar italiane Ilide Carmignani, shkrimtari italian Alessio Puleo, shkrimtarja italiane Viola Ardone, përkthyesja italiane Ilide Carmignani ejt.

***

Panairi i Tiranës do të ketë ekspozime, prezantime, takime me autorë, shkrimtarë të huaj të ftuar, libra të rinj, çmime, konferenca, “Sofaja e librit” dhe më shumë! Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.

***

Një Panair Libri është gjëja më e bukur!

_________

Tiranë, 15 nëntor 2023

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.