“The Fragments”, ekspozita e bukur e piktorit kosovar Gjyljan Fetaj në Athinë

Me 45 pikturat e tij, piktori ka pasqyruar përditshmërinë në Kosovën e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.


Në ambientet e Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë para publikut grek, kolegëve diplomat si dhe pjesëmarrës të tjerë artdashës është hapur ekspozita e piktorit nga Kosova, Gjyljan Fetaj.

 

Me veprat e tija artistike, të aranzhuara në 45 piktura, piktori ka pasqyruar një copë përditshmërie në Kosovën e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

Krejt këto janë bashkuar në “Fragmente”.

Në sytë e piktorit çdo imazh është një ngjarje qe ka ndodh në ??Kosovë dhe për autorin secila pamje është një dokument vizuel.

Këto imazhe të ngjarjeve reale, si shprehje abstrakte, të aranzhuara në forma konkrete, përmes transformimit në paraqitje, karakter, rrethana dhe funksion, “janë emocione të shekullit të kaluar që kanë prit me i vendos në ketë shekull”.

Ekspozita shpie në Kosovën e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, nën okupim, kur po rritej një gjeneratë, e cila po përjetonte një dallim aq të madh ndërmjet botës së lirë shpirtërore dhe realitetit, me mungesë absolute të lirisë.

Një gjeneratë, e cila mund të ishte dorëzuar para dëshpërimit, persekutimeve dhe vdekjes, por e cila zgjodhi të rilind brenda pak viteve të rinisë së saj.

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.