Hapet Muzeu i Forcave të Armatosura, nga Iliria dhe deri në ditët e sotme
Kryeministri Edi Rama: Janë dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare
Muzeu i Forcave të Armatosura ka hapur më në fund dyert në Bërzhitë.
Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje nga ambientet e brendshme të muzeut krahas së cilave thekson se ato janë dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare.
“Mirëmëngjes, dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
MIRËMËNGJES ????
dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë????
Posted by Edi Rama on Wednesday, December 6, 2023