Pullë përkujtimore në nder të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

Kjo pullë postare shërben si një prej simboleve të shumta që përshkruajnë lidhjen e fortë mes dy vendeve


I Ngarkuari me Punë i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Wisner, Zëvendes/kryeministrja Belinda Balluku dhe Drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Demiri morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të pullës përkujtimore të prodhuar nga Posta Shqiptare në nder të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Ambasada e SHBA bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se, teksa hyjmë në shekullin tjetër të një miqësie të qëndrueshme, kjo pullë postare shërben si një prej simboleve të shumta që përshkruajnë lidhjen e fortë diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme.

Siç vërejti, Wisner gjatë fjalës së tij, është me vend që dizajni i pullës përfshin simbole të qëndrueshme lirie nga dy vendet tona – Monumentin e Skënderbeut dhe Statujën e Lirisë.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.