Në shtëpinë e piktorëve vlonjatë, ka vend për të gjithë artistët!
Plot shije, kulturë dhe profesionalitet ishte edhe kurimi i ekspozitës, nga kuratori Oltsen Gripshi.
Nga Genc Demiraj
E kemi thënë që në shtëpinë e piktorëve vlonjatë, ka vend për të gjithë piktorët!
Ata janë familjarë të kësaj race artistësh që dinë, që me talentin, ngjyrat dhe penelin e tyre ti japin jetë, dritë dhe shumë bukuri telajos apo hapsirës së tyre krijuese!
Sot mikpritëm një artist të tillë, Bajram Maton, në një ekspozitë vetjake që jo më kot e kish titulluar: “Ngjyrat e Shqipërisë”, pasi gjithë përfshirja ishte e tillë, në të gjithë trevat.
Piktorin që është i baraz ndarë në origjinën e tij, sa skraparlli aq edhe fierak, por që më shumë së fundmi na është bërë vlonjat…!
Vlonjat i padallueshëm si peisaizhisht, i detit, lagunës apo malit. Plot kolorit dhe kjartësi, sa impresionizmi dhe stili i tij disi i veçantë, të përqëndrojnë vemendjen, mendimet, ndjenjat ndaj të bukurës, duke të detyruar të shijosh art të vërtetë!
Një ngjarje e veçantë sot në Galerinë tonë të Qëndrës Kulturore, ku për nder të piktorit kishin ardhur artdashës të shumtë, por edhe kolegë emër mëdhenjë të pikturës shqiptare.
Plot shije, kulturë dhe profesionalitet ishte edhe kurimi i ekspozitës, nga kuratori Oltsen Gripshi.
Kanë rinisur, pas një frymëmarrje të shkurtër, aktivitetet e fundvitit të organizuara nga Bashkia Vlorë!
Kanë nisur me premierën e Teatrit të Kukullave të Qëndrës Kulturore “Princesha mbi Bizele”, Ekspozitës në Galerinë e Artit, Premierën e Filmit ” 5 herë jo” në Kinemanë Vlora, Koncertin e “Gurrës sonë Popullore” dt 23, ne sheshin e “Krishtlindjes” përballë Stadiumit “Flamurtari”, dhe koncertet e tjera të përnatshme në sheshet dhe sallat e qytetit, për të kulmuar ne orën 00 të ndërimit të viteve…!
Surpriza të shumta na presin, sepse jemi në Vlorë aty ku jeta dhe argëtimi vlonë si vetë emri!