Faleminderit President!

Piktori i njohur: Ardhja e Presidentit të Republikës, në ekspozitën tonë “Plein Air” ka një rëndësi e vlerë të veçantë.


Nga Buron Kaceli, piktor

Ardhja e një personaliteti të tillë, si Presidenti i Republikës, në një aktivitet artistik, sic ishte ekspozita jonë e Plein Air-it, ka një rëndësi e vlerë të vecantë.

Eshtë inkurajim i mirë për ne krijuesit e në të njejtën kohë ne ndjejmë dhe vlerësojmë shumë interesin e këtij personaliteti të lartë për artet pamore, cka nuk është e zakonshme.

Përgjithësisht personalitetet tona të larta nuk mungojnë në shfaqje të ndryshme muzikore , në aktivitete sportive si futbolli etj. dhe bejnë shumë mire.

Eshtë një inkurajim dhe mbështetje e nevojshme , por të inkurajosh e të mbeshtesësh artet pamore është jo vetëm një plotësim i një boshllëku, sepse ky inkurajim ka munguar, por kjo flet edhe për nivelin e lartë kulturor të këtij personaliteti të shquar.

Ishte një takim shumë i ngrohtë dhe mjaft mbështetës për ambiciet tona artistike.

Presidenti na ofroi mundësi dhe na siguroi për kujdesin e tij ndaj aktiviteteve tona si dhe na informoi për kujdesin dhe interesin e tij në mbarëvajtjen e aktivitetit artistik për artet pamore në pergjithësi.

Falenderim i sinqerte për Presidentin e Republikës

“Viti Zero” i Gazmend Lekës

"Piktura e Lekës ngjan si një dekriptim i gjësendeve ku jeta dhe vdekja lëkunden në fill të perit në një…

Qazim Arifi, skulptori më i mirë i Bienales “Usa Tour 2023-2024”

Arifi ekspozoi punët e tij në "Bienalen Usa Tour" në Los Anxheles, Uashington, Miami dhe Nju Jork.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.