Diplomacia është Art!

Kur nisi jetën e saj “Tirana Diplomat”, si botues i saj u fokusova te dy shtylla kryesore: diplomacia dhe arti.


Nga Dash Frashëri,
botues i “Tirana Diplomat”

Kur, më 1 gusht 2021 nisi jetën e saj gazeta online “Tirana Diplomat”, si botues i saj kisha parasysh dy shtylla të madhe ku do të fokusohej portali: diplomacia dhe arti.

“Diplomacia është art”, thonë hebrenjtë.

E kisha testuar me sukses këtë aksiomë mijëravjeçare, kur para në 17 dhjetor 2014 nisa botimin e portalit tematik “Izraeli Sot”.

Me dëshirën e mirë dhe me një investim modest familjar, synova ta shndërroj “Tirana Diplomat” në një promovuese të kulturës, letërsisë dhe artin, përveç rutinës së protokollit të lajmeve me karakter informativ zyrtar dhe diplomatik.

“Tirana Diplomat” iu ka bërë jehonë ekspozitave të piktorëve, promovimeve të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, ngjarjeve kulturore, aktiviteteve të ambasadave, gjeopolitikës, analizave të ndryshme.

Ka krijuar një rrjet kontribuesish elitarë.

Dhe e tillë do të vazhojë dhe në 2024!

Gëzuar Miq!

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.