Agim Sulaj, piktori me 250 çmime ndërkombëtare!
Piktori dhe karikaturisti i famshëm vlonjat numëron deri tani 36 ekspozita personale.
Nga Dash Frashëri
Mbi 250 çmime ndërkombëtare. 36 ekspozita personale.
Ky është bilanci i deritanishëm i piktorit vlonjat, Agim Sulaj!
Arti është bota e tij!
Një jetë artistike e ndarë mes vizatimit, pikturës dhe karikaturës.
“Të dyja i kam për zemër. Nuk mund t’i ndaj dot nga krijimtaria!”, tha mjeshtri Sulaj për “Tirana Diplomat”.
(Agim Sulaj, karikatura nga Agron Sejdiu)
Personazhe pa fund në telajon e Agim Sulajt.
Fillimet e karikaturës lidhen me revistën e famshme humoristike “Hosteni”.
(Agim Sulaj, karikaturë e Alireza Pakdel, i cili me këtë karikaturë fitoi çmimin e dytë në konkursin ndërkombëtar “Niko Nikolla”).
“Po, fillimet e mia në karikaturën ishin pranë kësaj reviste”, thotë karikaturisti i mirënjohur, fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Humori është pjesë e pandarë e artit dhe jetës së tij. E ka në karakter. Me batuta të bukura.
Karikaturat e Agim Sulajt janë ekspozuar në shumë vende të botës. Ato përmbajnë mesazhe të fuqishme.
“Janë rreth 36 ekspozita nga Zvicra në Rimini, nga Tirana ne Poloni, nga Portugalia në Francë, nga Belgjika ne Angli, Turqi, Greqi, Itali, Kosovë, etj.”, tha mjeshtri Sulaj.
“Kam marë mbi 250 çmime në mbarë botën: Kinë, SHBA, Turqi, Itali, Belgjikë, Francë, Kore e Jugut, Greqi, Kosovë, Angli, Serbi, Rumani, Poloni, etj.”, thotë Sulaj.
Agim Sulaj është i famshëm në Itali.
Bën shpesh pjesë në juri ndërkombëtare.
Mediat shqiptare dhe të huaja shkruajnë shpesh për Sulajn.
Nderohet me certifikata.
Sulaj nuk pushon kurrë si pikturuari. Gjithmonë ka diçka të re për të treguar.
Iu tregon të gjithëve “sekretet e suksesit” të tij.
Në Kuzum Baba u hap muzeu më i ri privat i artit, “Art Muzeum Selami”. Agim Sulaj ka veprat e tij atje.
“Një muze i bukur, që përcjell vlerat historike e legjendare të popullit tonë në shekull”, thotë Sulaj.
Agim Sulaj na pret gjithmonë për të shijuar artin e tij!
_______________________
Tiranë, më 7 janar 2024