Omeri, gjinjtë dhe mustaqet e tij

Ndryshe nga idea e një piktori të zymtë, Omer Kaleshi ka pikturuar tablo me femra me gjinjtë e zbuluar.


Nga Luan Rama

Ndryshe nga idea e një piktori të zymtë, hijerëndë, piktor i dervishëve, barinjve, sufive, dramës ballkanike dhe kokave të famshme të tij, Omer Kaleshi ka pikturuar dhe një sërë tablosh me femrat me gjinjtë e zbuluar.

Një nga ato tablo gjendet në dhomën time bashkë me një nudo me vithet si dardhë, por të tjerat janë në koleksionistë të ndryshëm. Në një shkrim të gjatë kam shkruar për erotikën në pikturën e Kaleshit, por kësaj rradhe është historia e Georges Wolonskit, karikaturistit të famshëm në zyrat e revistës satirike «Charlie Hebdo», i cili kishte ilustruar dhe librin e një mikes së tij, Monique Ayoun.

Atë ditë, ulur në një tavolinë me autoren e librit Ayoun, me Wolonskin, burrin e saj si galerist i galerisë «Zafira» pranë Odeonit, në Rue Mazarine, ku Omeri kishte hapur ekspozitën e tij, shkrimtarja Ayoun i dhuroi Omerit librin e sapo botuar «Histoires de mes seins» (Historia e gjinjve të mi).

Para se ta botonte, libri mbante titullin «Historia e gjinjve» por me humorin e tij, duke parë nga gjinjtë e saj të fryrë dhe që binin në sy, Omeri i kishte thënë: «Ndoshta do duhej më mirë ta kishit titulluar «Historia e gjinjve të mi!» … Dhe kjo asaj i pëlqeu.

Atë ditë, Wolonski, me shijen e tij të hollë, duke vështruar nga mustaqet e Omerit, skicoi mbi libër portretin e tij me buzët në gjinjtë e personazhit duke shtuar si tekst: «Omer më gudulis me mustaqet e tij!»… Sigurisht, Omeri kështu duhet ti ketë gudulisur femrat gjatë jetës së tij, pasi që në rininë e tij, mustaqet u mbajtën dhe nuk u hoqën më.

Për Omerin ishte e dhimbshme vrasja e Wolonskit nga terroristët tri vjet më parë, por ky vizatim i tij e bën gjithnjë të buzëqeshë. Një kujtim i paharruar me Wolonskit e shquar dhe gjinjtë e mikes së tij Monique.

Lexo më shumë nga

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.