“Flaka e Janarit 2024”, një ekspozitë e bukur mbarëkombëtare!

Ekspozita ishte e nje niveli tê lartë artistik. Sivjet, “Peneli i flakës” kishte edicionin e 33- të të tij.


Nga Greta Tahiraga

Kënaqësi për mua të isha pjesmarrëse në ekspozitën mbarëkombëtare “Flaka e Janarit 2024”.


Piktorja Greta Tahiraga

Në këtë event te rëndësishëm kulturor, pjesmarrja ishte mjaft e larmishme, në lloje te zhanreve te ndryshme, ku cdo artist krijues shpaloste vlerat ideoartistike permes penelit te tij.

Ekspozita ishte e nje niveli tê lartë artistik. Sivjet,”Peneli i flakës” kishte edicionin e 33- të të tij.

Organizatorët e këtij manifestimi te madh kulturor duhet vërtetë për ti falenderuar dhe përgëzuar, për punën e palodhur. Besoj që juria e ka pasur shumë të vështirë në ndarjen e cmimeve fituese mes 64 artisteve pjesmarrës.

Çmimet fituese te merituara ishin për artistin e mirnjohur Agron Polovina Shqipëri, Vjosa Maliqi Kosovë dhe Gani Sadiku Kosovë.


Peizazhi me të cilin Agron Polovina u nderua me çmim

Jam larguar nga Gjilani me mbresat dhe pershtypjet më te mira.

Urime dhe suksese për organizatorët, kurator: Mal Myrtaj, kordinator Avni Behluli, Qamil Llapashtica dhe gjithë artistëve pjesmarrës!

“MIQTË – Art & Histori”

Artistë kinezë dhe shqiptarë në një ekspozitë të përbashkët. 23 Shtator, ora 11:00. Galeria e Artit Tiranë. Kurator Helidon Haliti

“Better Red Than Dead”

"Mjeshtri i Madh", Helidon Haliti, hap ekspozitën e tij personale në "Golemi Art Gallery". Deri më 22 shtator 2024.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.