Anagnosti, erdhi dhe mbeti në majë!
Mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare! Dramaturgu i psikologjive të ngarkuara emocionalisht!
Nga Mevlan Shanaj
Ky “kolonel i ekranit të madh, që shumë shpejt u bë gjeneral”, në çdo betejë vendoste flamurin e fitores (sipas kritikës së shkollës ruse atje ku kanë studiuar mjeshtrit tanë të kamerës, operatorët quheshin kolonelë).
Dhimitër Anagnosti në krijimtari sa shqiptare aq edhe në nivele ndërkombëtare!
Mjeshtri i ndërtimit të karaktereve shqiptare!
Dramaturgu i psikologjive të ngarkuara emocionalisht! (Malet me blerim mbuluar; Lulëkuqet mbi mure). Kamera e zbërthimit të thellësive njerëzore (Përrallë nga e kaluara, Plagë të vjetra) Ka vulosur Shqipërinë në çdo vepër!
Anagnosti erdhi dhe mbeti në majë!
Veprat e Anagnostit kanë krijuar histori në ekranin shqiptar me përgjithësime artistike goditëse (Komisari i dritës, Dueli i heshtur). Jetëgjatësia e tyre është dhe do të jetë në kulturën shqiptare si kurorë me gjelbërim ulliri të përjetshëm! Teli i sertë për t’u rreshtuar.
I hidhët në qëndrim me të shëmtuarën. Pa zhurmë në rrugën e Sifizit të kinemasë.
I rreptë në vendime. Notar i thellësive të kaltra në zbulim të perlave!
Jetë të gjatë kineasti i krenarisë së ekranit tonë të lodhur!