Qamil Prizreni, “Mjeshtri i Madh” i dritës

Prizreni konsiderohet si piktori i ngjyrave të ndezura. I akuareleve të bukura dhe kompozimeve të fuqishme.


Nga Dash Frashëri

Qamil Prizreni konsiderohet si piktori i ngjyrave të ndezura dhe i lojës së dritës.

I akuareleve të bukura dhe kompozimeve interesante.


Autoportret i Qamil Prizrenit (1969)


Autoportret i Qamil Prizrenit (1982)

Veprat e tij ndër vite janë një kontribut të madh në Historine e Artit Shqiptar.

Qamil Prizreni është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së kohës, Ilir Meta, më 3 prill 2021,  “Për kontributin e veçantë në trajtimin e temave historike kombëtare, në pikturë dhe në filatelinë shqiptare. Një ndër piktorët origjinalë dhe modern, sidomos në gjininë e kompozimit, portretit e peizazhit, për realizimin e tyre me frymë të thellë kombëtare”.

“Zoti Qamil Prizreni është një nga piktorët më të njohur të vendit, i cili ka marrë pjesë për më shumë se gjysmë shekulli në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marrë edhe vlerësime nga më të lartat. Veprat e zotit Prizreni janë të njohura për trajtimin e temave historike e kombëtare si në pikturë, ashtu edhe në filatelinë shqiptare”, tha Presidenti Meta në fjalën e tij të rastit.

 

***

Piktori Prizreni ka lindur në Tiranë më 27 qershor 1938.

“Liceist” i talentuar, Prizreni (në rreth – foto e vitit 1959), u dallua mënjëherë për stilin dhe ngrohtësinë e realizimeve të tij.


“Pazari i Vjetër”, vizatim i vitit 1958 .


Fillimi i Rrugës së Dibrës, 1958


Sheshi “Skënderbej”, 1968

“Lidhja shqiptare e Prizrenit”, e vitit 1968, është një nga punët më të njohura të Prizrenit.

Gjithmonë i gatshëm për punën e tij të bukur të radhës.

Krijimtaria dhe veprimtaria e artistit njihet jo vetem në Shqipëri por edhe jashte kufijve duke prezantuar vepra të mrekullueshme me tematika të ndryshme.

Piktura e tij dallohet me lehtësi nga ata që e kanë ndjekur ndër vite, pasi artisti krijon ashtu siç e ndjen ai pikturën, ngjyrën dhe lojën e dritës.

Ky kompozim quhet “Pajtoni i nuses”. Një punë me të vërtetë e bukur.

Çdo punë është e menduar, është vepër e një reflektimi artistik.

Tiranset e bukura janë një pikë referimi për Prizrenin.

Peizazhi në pikturën e Qamil Prizrenit përkthehet përmes një stilizimi sa naiv, aq dhe artistiko-simbolik me ngjyra të ndezura, duke i veshur nën petkun e vërtetësisë së ndjenjës.

Kompozimet e tij prezantohen si një mozaik i ndërthurur bukur midis tematikës, peisazheve , portreteve, të gërshetuara me mjeshtëri nga artisti, duke krijuar një profil artistik profesional.

Akuareli është një dashuri e madhe për Qamilin.

Pikturon kudo. Në Shqipëri, apo jashtë vendit.


Lugina e Valbonës, Shqipëri.


Monumenti i kompozitorit të famshëm, Bethoven / Bon, Gjermani.

I pëlqejnë kostumet popullore dhe vallet autoktone tiranase.

Por, edhe kostumet e krahinave e frymëzojnë.


Kostum çam


Dropull


Lunxheri

Edhe muzika është brenda shpirtit të tij.

***

Qamili nuk ndalet së pikturuari edhe pse është 85 vjeç. Arti nuk njeh kufizim moshe!

______________________________

Tiranë, më 23 janar 2024

Lexo më shumë nga

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.