Ta gëzosh 70-vjetorin Llambrini Dëna!
Një jetë kushtuar artit. Skulptorja e mirënjohur beratase sot mbush 70 vjeç
Nga Dash Frashëri
Një jetë mes dhe kushtuar artit. Llambrini Dëna sot mbush 70 vjeç.
Skulptorja e shquar beratase është një nga individualitetet e spikatura të qeramikës shqiptare.
Galeria e saj në Berat është një atraksion turistik me famë ndërkombëtare.
Figurinat e saj janë me tematika të ndryshme, ku mbizotëron folklori.
Dhe instalacionet e saj me gurë janë interesante dhe plot kreativitet.
Punimet e Dënës më dhurojnë një kënaqësi të veçantë.
Llambrinia merr pjesë rregullisht në ekspozitat e grupimeve të ndryshme artistike.
E vlerësuar maksimalishtr nga kolegët.