Grupi “Muri” bashkon artistët te “Vilson Kilica”

Ekspozita e Grupit “MURI” do të hapet, më 10 shkurt, ora 12:00 në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica”, Fier.


Nga Grupi “MURI”

Përshëndetje Fieri,

Përshëndetje të gjithë artdashësve që do të jenë të pranishëm nesër në GALERINE E ARTIT Vilson Kilica!

Është një kënaqësi e vecantë që grupi ynë MURI të mbajë edicionin e pestë të tij në Galerinë e Artit të Fierit me emrin e njërit prej artistëve të spikatur të Artit Viziv, mjeshtrit të pikturës shqiptare të shekullit të 20, piktorit të Popullit, Vilson Kilica.

Ne jemi një grup artistësh, piktorë, skulptorë, qeramistë, karikaturistë, që, me nismën e mjeshtrit të penelit, Adrian Devolli, nën okelion MURI, krijuam këtë grup para tre vjetesh. Që nga krijimi, kemi performuar në Tiranë për katër edicione dhe të pestin po e hapim këtu në Fier.

Është simboli i Murit që na mblodhi bashkë ne 13 artistë, pasi, ashtu siç shkruan edhe miku i grupit tone, shkrimtari Rudi Erebara, pikërisht ky simbol shpjegon më mirë se cdo gjë tjetër njeriun, se jeta e njeriut është e lidhur shpirtërisht me murin të cilin edhe e pikturoi atë që në ngjizje të ndërgjegjes së tij. Mbi mur njeriu iu dha formë perëndive. Mbi faqen e murit njeriu ka mbërthyer edhe shpresën për të arritur të jetë i pavdekshëm.

Por edhe në një tjetër këndvështrim e kemi parë grupimin tonë:

Nëse shpesh sot njerëzit ngrejnë mure për t’u ndarë, neve, pikërisht muri na ka bashkuar. Na ka bashkuar për të komunikuar artistikisht me artdashësit, por edhe për të komunikuar me njëri tjetrin si artistë. Pasi ne e konsiderojmë murin si një objekt me gojëtari të vecantë. Muri di të flasë më mirë, ai pa ndroje mund ta mbajë mbi vete një vepër artistike, ose ta rrëzojë atë.

Ne jemi një grup artistësh që punojmë pa pra, të prirur për t’i shërbyer artit dhe jo tregut. Është një ngasje artistike dhe nevojë kjo e jona ashtu si për ajrin, ashtu si për ujin. Është një përpjekje për t’i bërë njerëzit jo vetëm të shohin, por edhe të mendojnë e meditojnë.

Në këtë edicion të pestë vijmë në Fier me vepra të reja.

Shpresojmë dhe urojmë që në muret e kësaj Galerie të “ngulen” copëza nga shpirti i cdo artisti të grupit, ashtu sic do të uronim që në mbyllje të kësaj ekspozite të merrnim me vete interesin dhe dashurinë e fierakëve artëdashës.

Faleminderit Galerisë Vilson Kilica që po na hap dyert!

Një falenderim i vecantë për drejtoren e kësaj Galerie, Elenica Paloli!

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.