“Mjeshtërit e hershëm shqiptarë”, bashkëbisedim në COD me autoren Varvarica

Suzana Varvarica është e njohur jo vetëm si studiuese, por edhe si autore e shumë veprave në skulpturë


“Mjeshtërit e hershëm shqiptarë” është libri i autores Suzana Varvarica, përzgjedhur këtë muaj për projektin e Qendrës për Hapje e Dialog (COD), “Lexojmë autorët tanë”.

Suzana Varvarica është e njohur jo vetëm si studiuese, por edhe si autore e shumë veprave në skulpturë, që gjenden nëpër parqet publike apo dhe institucionet tona kombëtare.

“Lexojmë autorët tanë” këtë muaj vjen si bashkëpunim i COD-it dhe shkollës së mesme “Qemal Stafa”, Tiranë.

Libri “Mjeshtërit e hershëm shqiptarë” në vetvete trajton njëzetë mjeshtër të artit të pikturës dhe skulpturës, për të cilët, ndoshta, nuk është lexuar dhe dëgjuar më herët. Ata dhe veprat e tyre të përzgjedhura bëjnë pjesë në historinë e artit shqiptar të fillimit dhe mesit të shekullit XX. Jeta dhe krijimtaria, datat dhe vendlindjet e tyre, sfondi historik dhe shoqëror, edukimi, arsimimi dhe formimi i tyre artistik vijnë përmes bashkëbisedimit të autores me nxënësit.

Varvarica ndaj artit është njësuar me profesionin e skulptores, pa e penguar përfshirjen e saj në fusha të ndryshme; që nga skulptura, kinematografia dhe filozofia e arteve moderne.

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.