Liqeni i përjetshëm i Gjergji Lakos!

“- Është piktor i mirë, – foli dikush. Të tjerët miratuan në heshtje dhe në dhimbje fatin e tij tragjik…”


Nga Agim Janina
Studiues Arti

Liqeni i Pogradecit. 1969.

Peizazh i Gjergji Lakos bërë në kohën e largët të studimeve në Tiranë, të asaj Tirane, që në ato vite për studentët ishte shpirti i vetë Lirisë. Flitej per rryma, ngjarje, fenomene nga më të ndryshmet, shihej RAI, Cansonissima, Hit-Parade, mbrëmjet e vallzimit… të asaj “pranvere të ngrohtë e të kadifenjtë”, kur lindi shpresa për një hapje ndaj Perëndimit… dhe… kaq! Asgjë më shumë.

Tabloja shpreh prirjet e kohës, ku kërkohej çlirimi koloristik, trajtimi me fryme ekspresioniste, drejt nje arti ndryshe. Punuar me ngjyra te ftohta, piktori shumë racional, ka dhënë gjithë atë mbulesë “si frymë magjie”, vargëzimi i Lasgushit, të qytetit malor, derdhi në të gjithë ndjesitë e shpirtit, mallin dhe dashurinë për vendlindjen.

Piktori Anastas Kostandini ( Taso), do të më fliste gjatë për tablonë, që e ruan me përkushtim në studion e tij, sepse ajo mbart brenda jo vetëm një pikë kthese, që nuk vijoi, por edhe dhimbjen, kujtesën, dashurinë për mikun, që nuk rron më, njeriun dhe artistin e mirë, i gjallë në bisedat e pafundme për artin buzë gjolit, nën shushërimën e dallgëve dhe hijes së Malit të Thatë, përplasjen e krahëve të pulëbardhave… kur të dy, të harruar pas bisedave mbi artit. nuk vinin re këputjen e diellit dhe derdhjen e argjendë të hënës mbi liqen, ndërsa pas tyre sikur vinin vargjey e Poetit “në katund kërcet një portë… në Liqer hesht një lopatë…

Si një mall i patretur vjen ajo ditë pranvere kur piktori së bashku me bashkëshorten erdhi në sallën e ekspozitës “Pranverart”. Çapitej ngadalë dhe ndihej i lodhur, shumë i lodhur. Fytyra e zbehtë, e plakur tregonte vuajtje. Vuante nga sëmundja e rëndë dhe sapo kishte dalë nga seanca e kimioterapisë. Edhe pse flokët i ishin zbardhur, i kishte ende të plotë dhe një baluke e trashë i mbulonte paksa ballin. Ende në fytyrën e verdhë ruante tiparet fisnike dhe në buzë i endej një buzëqeshje e lodhur.

U takua me të pranishmit dhe tha:

– Nuk mund të kthehesha në Pogradec pa ardhur këtu. Ja t’u hedh një sy punimeve dhe…
U kuptua se kishte dëshirë të bisedonte, të “rrinte cazë”, me miqtë e vjetër, siç thonë pogradecarët.
E shoqja e shoqëroi dhe ai u ndal para çdo tabloje duke i vështruar me kujdes.

– Është piktor i mirë, – foli dikush. Të tjerët miratuan në heshtje dhe në dhimbje fatin e tij tragjik. Është e dhimbshme të shikosh dikë duke e ditur që jeton ditët e fundit….

Pasi mbaroi u kthye përsëri. Të gjithë e rrethuan me dashuri.

– Më kujtohet kur isha student, zuri të thotë, shkuam për praktikë në Lezhë, ku flinim dhe pikturonim në Shëngjin. Sado përpiqesha të bëja detin ai më dilte si liqen.

Me Liqenin e Pogradecit ishte rritur, burrëruar. Atë kishte pikturar të parin, ujrat e tij e kishin përkundur në ëndrrat për t’u bërë piktor e pranë tij do kthehej…

… Erdhi koha dhe nuk pikturonte më. Priste fundin… Tubetat e bojrave ia ndau miqve piktorë. E dinte sëmundjen. E përballoi në heshtje. Nuk u ankua. Nuk kërkoi. Aq ishte koha… iku.

Sot kemi veprën e tij, vepër që tejkalon jetën e artistit.

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.