“Ëndrra Metalurgjike”e Ardian Isufit ekspozohet në Bari
Gjiganti televiziv italian, Rai News, kronikë speciale për ekspozitën e piktorit shqiptar
Gjiganti televiziv italian, Rai News, i ka kushtuar një kronikë speciale ekspozitës së piktorit të njohur shqiptar, pedagogut Ardian Isufi, të hapur këto ditë në Bari, në ambientet e teatrit Kursaal Santalucia deri më 30 mars dhe të kuruar nga Elton Koritari.
SHKRIMI I PLOTË
Industritë e pashfrytëzuara nga periudha komuniste të shndërruara në parqe argëtimi, oxhaku i një ish-fabrike xhami industriale të ripërdorur në minaren e një xhamie, bunkerët e lashtë ushtarakë bëhen hapësira e shenjtë e kishave të vogla ortodokse.
Është Shqipëria që lë pas barrët e së shkuarës dhe diktaturën e Enver Hoxhës. Zëvendësuar nga projekte të reja, ëndrra, shpresa.
“Ëndrra Metalurgjike”, ekspozita e artistit shqiptar Ardian Isufi mbërrin në Bari në ambientet e teatrit Kursaal Santalucia deri më 30 mars.
Punimet e tij i ekspozon për herë të parë në Itali.
“Ne ndërtuam një mega instalacion si një ëndërr postmoderne e arkeologjive industriale, të gjalla apo të braktisura, për t’i rigjallëruar ato – shpjegon artisti.
Një ekspozitë që shpaloset përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit: kuti ndriçimi, piktura, video dhe fotomontazhe, skulptura, madje edhe në lëvizje.
Një projekt i promovuar nga Rajoni i Pulias dhe fondacioni Pino Pascali, për të forcuar shkëmbimet në fushën e artit midis dy brigjeve të Adriatikut.
“Ne e donim fort atë në këtë vend që kohët e fundit është përdorur si hapësirë ekspozite dhe që duke qenë se ka pamje nga deti, duhet të kishte pikërisht këtë rol: si një vëzhgues për kërkimin ndërkombëtar të artit”, thotë Gaetano Centrone, kurator i shfaqjes.
Burimi dhe videon e kronikës e shihni në këtë link: RAI NEWS