Punishtja në Pogradec, 200 mijë ikona kishtare çdo muaj drejt Rumanisë

Në 10 vite punë ka prodhuar më shumë se 10 milionë ikona kishtare që të gjitha për Rumaninë.


Në qytetin e Pogradecit ndodhet një punishte, e vetmja në vendin tonë që është e patentuar për prodhimin e ikonave kishtare.

Kryetari i bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli e shoqëruar dhe nga deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka kanë vizituar punishten, e cila ushtron aktivitetin prej dy vitesh.

Erald Mullai, drejtuesi i kësaj punishteje ka më shumë se 10 vite që merret me prodhimin e ikonave shqiptare, për më shumë se 8 vite e ushtroi atë në Rumani dhe më pas vendosi që pas 26 vitesh në emigracion të rikthehet në vendlindje duke hapur punishten në Pogradec.

“Sot për sot kjo është e vetmja punishte në vendin tonë, e cila është e patentuar për këtë prodhim, i cili eksportohet në të gjithë Rumaninë”, tha Mullai.

Mullai shprehet mjaft i kënaqur me klimën e biznesit që ka gjetur në Pogradec.

“Çdo muaj drejt Rumanisë transportohen më shumë se 200 mijë ikona kishtare ndërsa së fundmi po punon për të eksportuar edhe drejt shtetit grek”, theksoi Mullai.

Mullai bën të ditur se në 10 vite punë ka prodhuar më shumë se 10 milionë ikona kishtare që të gjitha për Rumaninë.

Lexo më shumë nga

“Nata me yje”, zjarri që ndez përjetimet e Vincent van Gogh

"The Starry Night" (Nata e Yjeve), e realizuar në vitin 1889, gjatë kohës kur Van Gogh qëndroi në një azil…

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.