Arti i afreskeve të mrekullueshme të kishave të Voskopojës

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Një ndër destinacionet më interesante për tu vizituar nga turistët vendas dhe të huaj


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka publikuar foto nga kishat e Voskopojës.

“E njohur për qytetërimin e saj shekullor, peizazhin e mrekullueshëm, kishat dhe afresket e shumta, të cilat mbartin në vetvete një trashëgimi të çmuar kulturore”, shkruan ministri Gonxhja.

POSTIMI I MINISTRIT GONXHJA

Pjesë nga pikturat murale në Kishat eVoskopojës!

E njohur për qytetërimin e saj shekullor, peizazhin e mrekullueshëm, kishat dhe afresket e shumta, të cilat mbartin në vetvete një trashëgimi të çmuar kulturore.

Voskopoja tregoi interes të veçantë për zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe artit bizantin të kohës dhe në vite u zhvillua dhe vazhdoi të ruajë zakonet, historinë dhe traditat e krijuara prej kohësh.

Një element dallues është përgatitja e punimeve të dorës bazuar në mjeshtërinë lokale dhe burimet natyrore, veçanërisht për punimin e drurit, thurrjen e veshjeve te leshta e shumë punime të tjera me vlerë.

Pikërisht këto vlera arkitektonike dhe kulturore e bëjnë fshatin e Voskopojës si një ndër destinacionet më interesante për tu vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.