Ikona e “Ungjillëzimit”, një thesar artistik

Ikona e “Ungjillëzimit”, realizuar nga Onufër Qiprioti, i ka shpëtuar degradimit, falë restaurarit Erion Lezi.


Ikona e “Ungjillëzimit”, një thesar artistik, realizuar nga Onufër Qiprioti, i ka shpëtuar degradimit, falë laboratorit të Konservimit & Restaurimit në Muzeun Ikonografik “Onufri”.

Pas një pune disamujore, kryer nga restauratori Erion Lezi, përfundoi ndërhyrja restauruese për ikonën “Ungjillëzimi” vepër e shek XVI – XVII, atribuar Onufër Qipriotit.

Në këtë ikonë që ka funksionuar si Dera e Bukur e ikonostasit të kishës së Kostandinit dhe Helenës në kalanë e Beratit paraqitet skena e Ungjillizimit. Në pjesën e poshtme kryeëngjëlli Gabriel, paraqitet duke lajmëruar virgjëreshën Marie për lindjen e shpëtimtarit ndërsa sipër qëndrojnë profeti Isaia dhe mbreti David.

Ikona edhe pse e restauruar përpara disa dekadash, paraqiste problematika të ndryshme si dëmtim të kornizimit e shtresave përgatitore, dëmtim të pelikulës piktorike kryesisht në gjysmën e poshtme, shoqëruar me papastërti të qëndrueshme të lëna nga restaurimi i mëparshëm dhe oksidim verniku. Të gjitha këto copëtonin tërësinë e skenës, tjetërsonin elegancën dhe bukurinë e ikonës si dhe rrezikonin degradimin e saj.

Sot ikona paraqitet në shkëlqimin e plotë të saj dhe së shpejti do t’i ofrohet e ekspozuar publikut të gjerë të Muzeut “Onufri” të cilët mund të admirojnë më qartë mjeshtërinë dhe finesën e artit të Onufër Qipriotit.

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.