Bukuria hyjnore e “Shën Mëri Odigitria”

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në ciklin “Zbulo ikonën bizantine” sjell ikonën Shën Mëri Odigitria.


Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në ciklin “Zbulo ikonën bizantine” sjell ikonën Shën Mëri Odigitria.

Ikona e ka origjinën nga kisha e Shën Mëhillit, Vithkuq, Korçë. I përket fillimit të shek. 17-të me autor të panjohur. Ikona i përket tipit “Odhigitria” , e cila përkthehet “Udhërrëfyesja” nga greqishtja e vjetër dhe është konceptuar në bazë të shkrimeve të shenjta, ku përmenden fjalët e Krishtit “Une jam rruga”. Shën Maria shfaqet duke mbajtur Krishtin në krah. Dora e saj është e shtrirë dhe e drejtuar drejt fëmijës, duke udhëzuar si “rrugën e vetme që duhet të ndjekim”.

Krishti mban në dorë një pergamenë të mbyllur e cila simbolizon logosin ose fjalën e Perëndisë. Duke ndjekur këtë rrugë zbulohet dhe fjala e tij ku merr jetë dhe shprehja “E para ishte fjala”.

Krishti, megjithëse shfaqet në trup fëmije, tiparet e tij duken si të një të rrituri dhe nënkuptojnë njohurinë e madhe që ai mbart megjithëse në një moshë të vogël.

Në botën e krishterë figura e Shën Mërisë njihet edhe si udhëheqësja shpirtërore e njerëzimit. Virgjëresha Mari, kryesisht në ikonografi, paraqitet e veshur me të kuqe, e cila simbolizon pjesën njerëzore, fitoren e jetës mbi vdekjen, dashurinë dhe shpresën për jetën, si dhe njëkohësisht përcjell dhimbjet dhe gjakun e birit të saj. Me ngjyrën blu, tregon natyrën hyjnore të saj. Dekorimi me ar, simbolizon i madhështinë e Mbretërisë së Zotit.

Në portretin e Virgjëreshës, hunda është e hollë dhe e gjatë. E pikturuar në teknikën kretane të ikonografisë dhe nënkupton se për gjetjen e rrugës të drejtë duhet një nuhatje e hollë.

Dallohet rrjeta që mbledh flokët e Hyjlindëses nën mantelin e sipërm, që simbolizon virgjërinë e saj. Gjithashtu, gjithmonë në figurën e Shën Mërisë ndodhen tre yje të vendosura në mantelin e sipërm, një në qendër të kokës dhe dy nëpër supet e saj të cilët simbolizojnë virgjërinë e saj, para, gjatë dhe pas lindjes të Krishtit.

Agim Sulaj, një artist imponues!

"Sjell me sqimën e vet prej Mjeshtri dhe kryemjeshtri, portretet dhe punët antologjike"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.