Ky artist, Dastid Miluka!

Ky artist i do gratë me ngjyrat e Chagallit, i do me okrën dhe blunë e Van Gogh.


Nga Luan Rama

Ky artist i do gratë me ngjyrat e Chagalla-it, i do me okrën dhe blunë në prag stuhie të një piktori të vetvrarë, Van Gogh.


Shkrimtari Luan Rama dhe piktori Dastid Miluka

Personazhet e tij fluturojnë jo rrallë si në një simfoni të Mahler, gjithnjë tek mbartin enigma;

Ky njeri i do gratë prej mishi dhe gjaku, i do ashtu të pulpta, pasi nuk do t’ia marrë era dhe ta lënë fillikat;

Ky njeri natën ka dëgjuar Baudelaire-in që ende klith nga varri se duhet të dehemi me çdo gjë, me verë, virtut… por ai dehet me hiret dhe ngjyrat e trupave që vizaton me elokuencën që I ka mësuar Picasso;
Ky artist i ka lënë pas muzat e vjetra dhe ka përqafuar mitologjinë moderne. Mitologjia në vizatimet e tij na kujton Jean Cocteau dhe dashuritë e tij të ndaluara;

Ai luan mbi tastiera në pagjumësinë e natës;

Ky artist vizaton nudo symbyllurazi dhe dora i shket tek gjinjtë dhe trupi femëror, duke menduaB tablonë e Gustave Courbet “Origjina e botës”;

E pashë një ditë në pragun e ShqipVille në sheshin mitik të Brukselit pushtuar nga turistët e botës dhe thashë me vete: Ja një tempullar i ri që ka zbritur në shkallët e tempullit ShqipVille;

Ky artist pëshpërit ngadalë fjalën “GRUA” si të ishte një fjalë mjalti e pse jo prushi;
Thërret zogjtë të hyjnë në tablotë e tij dhe të bëhen pjesë e magjisë së krijimit;

Një lepur i pëshpëret një vajze të bukur pranë veshi ku argjendi ka lënë gjurmën e tij mbi kokën e saj dhe ka shkuar. Kështu e sheh ai, drejt e në sy me mirësinë në buzë;

Një çast një zadrimore i ka zbritur në atelier, një fytyrë që mbart ngjyrat e flirtit, pa mundur të na e tregojë hapur lumturinë e saj;

Odaliska, shumë odaliska, pinjolle të Ingres. Ja dhe një që ka një pjatancë me fruta në gjinjtë e saj nudo, si të dojë t’ia afrojë Paul Gauguin-it të vuajtur në prag të vdekjes për ta zgjuar nga letargjia e tij;

Mollë dhe fruta ekzotike që nuk duhen kafshuar, se gruaja do ta humbë sensualitetin e saj;
Një maçok qëndron roje në meditimet e nudos. Dhe Balthus i donte shumë macet e tij tek shihnin kureshtare nudot e “jeune fille en fleur ».

Dhe nata e vonë më së fundi bie. Në ëndërr, artisti kërkon gjithnjë qenin e tij të humbur.

Agim Sulaj, një artist imponues!

"Sjell me sqimën e vet prej Mjeshtri dhe kryemjeshtri, portretet dhe punët antologjike"

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.