Irakli Koçollari: Ali Pashë Tepelena u bë motiv për piktorët më të mëdhenj të kohës

Studiuesi dhe diplomati Irakli Koçollari rrëfehet në emisionin “Mes dy botëve” të Helidon Halitit


“Portreti i sotëm që unë do të bëj është nga më interesantët, përsa i përket morfologjisë, por nga më të vështirat, pasi kam përballë një njeri që ka kaluar shumë kalvare, por sigurisht ka përgatitje të mahnitshme”

Kështu e prezantoi të ftuarin e tij të radhës, piktori-moderator Helidon Haliti, studiuesin dhe diplomatin Irakli Koçollari, një ish-drejtues i shërbimit inteligjent shqiptar, i njohur dikur si SHISH.

Dr. Koçollari ka botuar së fundi librin e tij “Alipashaida”, duke qenë një ndër njohësit më të mirë të Ali Pashë Tepelenës.

“Mjeshtri i Madh” Helidon Haliti e mirëpret me buzëqeshjen e tij karakteristike.

“Faleminderit ty që më ftove”, ia kthen Koçollari, me një gjuhë shumë lakonike, boll të mendosh se ka drejtuar shërbimin e fshehtë shqiptar, i konsideruar asokohe një nga më të mirët në Ballkan.

Piktori Haliti, i cili organizon edhe Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit dhe së shpejti do të organizojë një ekspozitë ndërkombëtare akuareli në Tiranë, i rezervon një surprizë të parë të bukur, për ta futur në një atmosferë arti, studiuesin që ka shkruar një libër të tërë mbi policinë sekretet të Ali Pashë Tepelenës.

“Në Ukrainë bëhet luftë, por ata ende prodhojnë akuarele dhe penela, duke na dërguar edhe neve si shoqatë arti, një sasi shumë të madhe materialesh”, thotë Haliti.

Koçollari një diplomat karriere befasohet jo pak:

“Domethenë edhe pse në kohe lufte ata shpërndajnë materiale arti?! Kjo tregon se edhe në kohë krizash ata kanë ndjeshmëri ndaj artit. Kjo tregon shumë për botën e tyre”



“Është thuajse e pabesueshme”
, thotë Haliti. “Dhe të mendosh që brandet e Europës janë më indiferente. Na pyesin a keni ju artistë rusë? Të jem i sinqertë, shoqata jonë ka dy vjet që i ka abandonuar”.

Haliti u tregua një “shahist” i madh me lëvizjen e tij të parë! Krejt befasuese.

“Ky është katalogu i RinArtit me punime në akuarel nga autorë ndërkombëtarë. E di që jeni një lexues i shkëqlyer i historisë së artit! Ndërsa ky është katalogu i pikturave të mia. Jua dhuroj, tani keni dy libra për artin në koleksioonin tuaj”

Rituali i nënshkrimit si i ftuar, do të thotë se emisioni ka filluar.

Një rrëfim i bukur dhe i sinqertë i Koçollarit përballë Halitit, për Ali Pashë Tepelenën.

Jeta e pashait më të famshëm shqiptar, njeriu që krijoi minishtetin midis Shqipërisë dhe Greqisë, mik dhe armik me Napoleon Bonapartit, mik dhe armik për vdekje me Sulltanin e Perandorisë Osmane.

“Ali Pasha u bë motiv për piktorët më të mëdhenj të kohës, si Delakrua, Dypre, etj.,të cilët ishin të tërhequr prej tij. Nuk ka bërë asnjherë porosi, pasi feja islame nuk e lejonte pikturimin e portretit. Në sallonin e madh të pritjes në shtëpinë e tij kishte ilustrime që i ndaloheshin, me skena gjahu. Ja ka bërë një piktor italian”, tha Koçollari.

Sipas studiuesit Koçollari, Ali Pasha është i vetmi personazh historik shqiptar për të cilin ka 14 opera.

“Janë interpretuar në La Scala të Milanos, operan e Venecias, Stathteater të Berlinit, në Metropolitanin e Nju Jorkut, në Royal Theater të Londrës dhe do të botoj së shpejti 16 afishe që pubikoheshin asaj kohe”, tregoi ish-diplomati/

“Ali Pasha ka një botë shqiptare në gjithë dimensionin e tij”, tha Koçollari.

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.