Çelësi gjigand që synon të sfidojë legjendën e Rozafës në hyrje të Shkodrës
Celësi magjik është një nga veprat artistike më të mëdhatë që do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Nga Artur Nura
Në një ndërmarrje metalike në Laç, në mënyrë krejt të heshtur, po ndërtohet Çelsi magjik e gjigand i artistit shqiptaro – italian, Alfred Mirashi me emrin e artit Milot.
Ndërsa e sheh këtë Çelës gjigand të ndarë në pjesë dhe nga të katër anët e tij saldatorë të shumtë me maskat profesionale që punojnë mbi to, të krijohet përshtypje se aty po ndërtohet një aeroplan i modelit shqiptar! Përmasat aty janë të tilla sa konturet metalike, në ndërtim e sipër, i ngjajnë pjesëve të një avioni i cili kur të fluturojë i tejkalon të gjitha pengesat tokësore!’
Në fakt, edhe ideatori dhe realizuesi i saj, Milotiani italo shqiptar Alfred Mirashi, kërkon që nëpërmjet veprës së tij të tejkalojë shumë barriera të cilat njerëzimi dhe veçanërisht shoqëritë Ballanase në zhvillim gjejnë, por edhe krijojnë midis tyre!
Ndërsa viziton me kurreshtje çdo pjesë të Çelësit magjik dhe dëgjon interpretimin e apasionuar të Alfred Mirashi Milot ndihesh pjesë i një projekti që padyshim përcjell një frymë pozitive përtej racionales. Shkodra, ku do të vendoset Çelesi magjik i artistit me origjinë nga Miloti i vogël, duket se nëpërmjet artit mund ti sfidohet ne një nga legjendat më domethënëse të historisë së saj!
Arti Skupturës metalike i Milotit përballë Legjendës së Rozafatit në Shkodrën loke!
Alfred Mirash Milot, është njëri prej 7 fituesve të një konkursi ndërkombëtar, ku pjesëmorën 130 artistë nga gjithë bota në sfidën e hapur nga ministria shqiptare e Kulturës për projektin “Art në Hapësira publike” dhe tashmë Celësi Magjik I skulpturës monumentale metalike po realizohet dhe do të vendoset në një nga rrethrrotullimet kryesore të hyrjes së qytetit, në qendër të gjithëasaj që do të përbëjë solemnitetin e mirëseardherjes në qytetin e lashtë të Shkodrës loke.
Alfred Mirash – Milot, përveçse me një çelës gjigand konceptuar si një hajmali fati në portën hyrëse të qytetit të Shkodrës, tenton të dëshmojë përmes idesë dhe realizimit me përmasa gjigande të kësaj skulpture hekuri, se shoqëritë meritojnë një të sotme dhe të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët, pa dyer të mbyllura, pa ndalime, pa privacione, pa hilera dhe pa konflikte.
Duket se e gjitha kjo gjuhë filozofike e artistit italo shqiptar Alfred Mirashi Milot nuk flet me gjuhën tradicionale të legjendes së Rozafatit ku vëllezërit pa komunikuar me njëri tjetrin sakrifikojnë më të pafajshmen e familjes së tyre për të ndërtuar kështjellën legjendare ku murosën Rozafën e pafajshme dhe ku parimisht do mbroheshin nga invazionet e huaja…!
Gjuhë më të pastër, më të sinqertë dhe më realiste se sa kjo vepër arti, krijimi, ku celësi merr trajta abstrakte sepse e konsideron botën pa porta në komunikim dhe në shkëmbim, konturon manifestimin e sublimitetit krijues dhe përjetues, ku hekurit I jepet forma më e lartë komunikuese, pikërisht ajo e Paqes dhe bashkejetesës tolerante.
Kështu Legjenda tradicionale historike do të vihet në hapësirë dhe urbanistikë, por edhe në histori, përballlë artiit modern i cili edhe nepermjet abstraksionizmit modern jepe hapësira komunikimi pa pengesa dhe pa porta ku mund të fshihet dobësia njerëzore për të realizuar qëllimin.
Arti eshte pertej kufijve
Skulptura gjigande metalike e Alfred Mirashi – Miloti tenton të japë një mesazh shprese në një moment kaq të vështirë dhe përçarës, me synimin për të rizgjuar mendimin kolektiv jo vetem të një shoqërie, por të gjithë njerëzimit që së fundmi ka humbur rrugën dhe po krijon konflikte të armatosura në zona të ndryshme të globit, por padyshim edhe në familjet tona.
Arti i Alfred Mirashit Milotit dëshiron që kjo të jetë një “klithmë” universale respekti reciprok mes njerëzve, në mënyrë që ata të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin dhe të mos ketë më vënde të mbyllura e të largëta.
Pikërisht në hyrje te Shkodres, metaforikisht, do të gjendet çelësi qe nuk do ti përkasë vetëm shkodranëve, por cdo individi apo familje që do të kalojë aty qoftë ky shqiptar, malazes, turist apo përfaqësues institucioni kombëtar ao ndërkombëtar I të gjitha llojeve.
Kjo strukturë monumentale dhe mbresëlënëse, prej çeliku që është tashmë drejt realizimit përfundimtar mund të quhet fort mirë “Çelësi i të sotmes” për një të ardhme më të mirë dhe do të jetë në hyrje të Shkodrës I pashmagshëm kundrejt cdo indifference, ndërsa do të jetë dhjetë metra i lartë dhe njëzet metra i gjerë.
Inaugurimi do të jetë një rast madhështor edhe reflektimi të një ngjarje vulosur nga pasaporta e artit I cili tregon rrugën që duhet ndjekur si identitet krijues, I përzgjedhur për të qenë fitues dhe më pas shkëlqim vezullues mbi madhështinë e një referimi që fillon me inagurimin, por do të vazhdojë përhera pa u injoruar ndërsa do t’u flasë brezave dhe epokave me gjuhën e gjithmonshme të së bukurës dhe shpirtit te artistit.
Dhe, sic ka shkruar kuratori i kësaj sipërmarrje artististike dhe filozofike Albert Vataj, kush më denjësisht mund ta meritonte këtë kolos arti, veç Shkodrës, qytetit që ka pararendur në Historinë Shqiptare me identitet unik i kulmimit të akteve përfaqësuese, si në aspektin historik, ashtu edhe në atë kulturor, artistik, etnografik, etj..
Kjo sfidë e kurajshme artistike e Milot është jo vetëm një vepër monumentale për Shkodrën e monumenteve të shpirtit krijues, por edhe përmbushje e amanetit, kujtimit dhe nderimit të të parëve të Alfred Mirashi nga qyteti I vogel I Milotit, ku ai vetë ka lindur dhe rritur, për tu larguar më vonë drejt Italisë së madhe që ka dhënë artistë të mëdhenjë për botën…
Arti ka nevojë për bashkëpunëtorë që të arrijë tek njerëzit
Celësi magjik është një nga veprat artistike më të mëdhatë që do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, implementimi i së cilës sigurisht po behet i mundur nga një kastë mjeshtrash të përbërë nga skulptori ideator, Alfred Mirash – Milot, Drejtori Artistik, Michele Stanzione, kuratori, Albert Vataj, arkitektja, Suela Dragovoja, inxhinieri Valbona Calliku dhe Enver Zafeli, Michele Palumbo, dizajn i lehtë, Paolo Sandrini dhe ku, padyshim një peshë të rëndë ka mbajtur mbi supe VATA Kostruksion, MICULI Shpk, Associazione Mille Volti, Italy ndaj të cilëvë nevojitet Një Falenderim i Madh për gjithësecilin duke filluar nga ai që ideoi këtë vepër të jashtëzakoshme inspiruese.