Syri i tretë!

Kuratori është “syri i tretë” i artistit. Profesionalizmi i tij garanton edhe suksesin e një ekspozite.


Nga Dash Frashëri

“Syri i tretë”!

Një metaforë kushtuar kuratorëve të ekspozitave nga një piktor race si Nazmi Hoxha.

Një përcaktim filozofik i atyre që përzgjedhin me kujdesin e një esteti punimet e artistëve dhe ku gjejnë vendin e duhur të tyre në hapësirën stërmadhe të një galerie apo salle ekspozimi.

“Piktori ka dy sy, por nëse do të kishte edhe një të tretë, atëherë do të ishte perfekte. Dhe këtë sy të tretë e kishte Eridana, kuratorja ime, e cila përzgjodhi punët sipas shijes së saj dhe i vendosi në vendin e duhur. Unë nuk do ta bëja kaq mirë, pasi më mungon syri i tretë, ai i kuruesit”, tha piktori Hoxha, gjatë një bashkëbisedimi në COD me artistë, studiues arti dhe artdashës.

Në fakt, edhe pse në dukje, pjesë anësore infrastrukturës së një ekspozite, roli i kuratorit është i rëndësishëm në suksesin e një ekspozite.

Një ekspozitë arti nuk është thjesht varje pikturash në mur. Është një krijim. Një koncept i mirëfilltë arti.

Teksti i një kuratori i përcjell mesazhet e para shikuesit në lidhje me ekspozitën, të veçantën e saj, një përshkrim thelbësor mbi gjithë punimet e saj.

Për mua si një vizitor i përhershëm ekspozitash dhe botues i një portali kushtuar arteve, teksti kurues është “ciceroni profesionist” i shpjegimit të ekspozitës në fjalë.

Një vështrim analitik referues për ta kuptuar më mirë tematikën dhe punimet e saj.

Artet pamore kanë disa emra të njohur kuratorësh si Helidon Haliti, Oltsen Gripshi, Edit Pula, Abaz Hodo, Ermir Hoxha, Ardian Isufi, Mikel Temo, Fatmir Juka, Lefter Çeno, Suzana Varvarica, Edi Kojani, etj.

Bashkim Ahmeti Izano, piktori i një bote ëndrrash!

Bashkim Ahmeti Izano është një nga artistët elitarë shqiptarë. Kadare: Në pikturat e tij ndihet liria.

“Nëpër gjurmët e Tasos”

Piktori i famshëm pogradecar, Anastas Kostandini (Taso) hapi ekspozitën e tij personale në COD.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.