“Tirana Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit 2024”
Hapet, më 2 maj në Galerinë FAB. Marrin pjesë 20 artistë nga 13 vende të ndryshme. Kurator është Helidon Haliti.
Shoqata e artit “VIZART” dhe “International Watercolor Association” organizojnë “Tirana Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit 2024”,”me pjesëmarrjen e disa prej emrave më të rëndësishëm në botë në këtë teknikë pikturimi.
Kurator është “Mjeshtri i Madh”, Helidon Haliti, i cili është gjithashtu pjesëmarrës.
Festivali do të hapet, më 2 maj në Galerinë FAB dhe do të zgjasë deri më 10 maj.
20 pjesëmarrësit janë nga 13 vende të ndryshme : Helidon Haliti (Shqipëri), Atanur Dogan (Turqi), Ihor Mosichuk (Moldavi), Hong Shan (Kinë), Tere Lojero (Meksikë), Krasi Todorov (Bullgari), Aleksandra Bryska (Çeki), Cesk Farre (Spanjë), Joze Depaz (Peru), Asuman Dogan (Kanada), Ihor Yurchenko (Ukrainë), Jorge Corpuna (Peru), Amit Kapoor (Indi), Lefter Ceko (Shqipëri), Mona Omrani (Spanjë), Selma Todorova (Bullgari), You Mee Park (Koreja e Jugut), Isabele Alosete (Spanjë), Miran Kim (Koreja e Jugut).
Ky festival ndërkombëtar mbështetet nga Bashkia e Tiranës, “B40 Balkan Cities Network” dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Mbështetës të Festivalit janë gjithashtu “Rosa”, “Royal Talens”, “Crendins Bank”, “Ecosoft”, “Escoda”, “D.Kullolli Art Studio”, “EOEO Artist Brush”.