Sukses i jashtëzakonshëm i “Tirana Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit”

“Tirana Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit” është në edicionin e pestë të saj në Shqipëri. Kurator është Helidon Haliti.


Nga Dash Frashëri

Sukses i jashtëzakonshëm i “Tirana Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit”

Shoqata shqiptare e artit “VIZART” dhe “International Watercolor Society” (ISW) çelën dje në Galerinë FAB,  “Tirana Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit 2024”, me pjesëmarrjen e disa prej emrave më të rëndësishëm në botë në këtë teknikë pikturimi.

“Tirana Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit” është në edicionin e pestë të saj në Shqipëri

Kurator është “Mjeshtri i Madh”, Helidon Haliti, i cili është gjithashtu pjesëmarrës. Festivali do të zgjasë deri më 10 maj.

20 pjesëmarrësit janë nga 13 vende të ndryshme : Helidon Haliti (Shqipëri), Atanur Dogan (Turqi), Ihor Mosichuk (Moldavi), Hong Shan (Kinë), Tere Lojero (Meksikë), Krasi Todorov (Bullgari), Aleksandra Bryska (Çeki), Cesk Farre (Spanjë), Joze Depaz (Peru), Asuman Dogan (Kanada), Ihor Yurchenko (Ukrainë), Jorge Corpuna (Peru), Amit Kapoor (Indi), Lefter Ceko (Shqipëri), Mona Omrani (Spanjë), Selma Todorova (Bullgari), You Mee Park (Koreja e Jugut), Isabele Alosete (Spanjë), Miran Kim (Koreja e Jugut).

Ky festival ndërkombëtar mbështetet nga Bashkia e Tiranës, “B40 Balkan Cities Network” dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Mbështetës të Festivalit janë gjithashtu “Rosa”, “Royal Talens”, “Crendins Bank”, “Ecosoft”, “Escoda”, “D.Kullolli Art Studio”, “EOEO Artist Brush”.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes ishin artistët pjesëmarrës dhe vendas, dashamirës të artit, botues të mediave të ndryshëm, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza, pedagogë të Univeristet të Arteve, por dhe të ardhur nga Kosova, përfshirë Drejtorin e Galerisë së Arteve në Pejë, Turhan Bajraktari.

 

Ceremoninë e hapi, kuratori i Festivalit, Helidon Haliti, i cili bëri edhe një prezantim të shkurtër të artistëve pjesëmarrës, ku veçohej edhe bashkëshortët nga Bullgaria, Krasi Todorov dhe Selma Todorova, apo


Piktorët Hong Shan (Kinë), Atanur Dogan (Turqi) dhe Krasi Todorov (Bullgari)

Piktori Haliti bëri të ditur edhe hapjen e Muzeut të Akuarelit, në qytetin e Belshit, të shndërruar tashm në një prej destinacioneve turistike më atraktive në vend, një investim i konsiderueshëm dhe me një fond ndërkombëtar punimesh.

Presidenti i “International Watercolor Society” (ISW), piktori turk Atanur Dogan, pjesëmarrës me një punim të bukur në këtë festival, vlerësoi me nota maksimale ekspozitën e hapur, drejtuesen e “VizArt”, Ormira Lulani, si dhe në veçanti, foli fjalët më të mira për punën e shkëlqyer ndër vite nga kuratori Helidon Haliti.

Punimet e festivalit ishin të një profesionalizmi të lartë.

Festivali pati një interesim të fuqishëm nga masmedia vendase, televizionet, gazetat dhe portalet online, ku pjesëmarrësit dhanë intervista të shumta.

Artadashësit shijuan një nga ekspozitat më të bukura në Galerinë FAB.

Një ekspozitë e bukur dhe e suksesshme!

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.