Skulptori shqiptar, Ylli Plaka i dhuron instalacion arti qytetit italian Savona

Mediat italiane i kushtojnë artikuj të posaçëm gjestit të artistit shqiptar që jeton prej 33 vitesh në vendin fqinjë


Skulptori shqiptar, Ylli Plaka, i ka dhuruar qytetit italian Savona,  një instalacion të përbërë nga tre veprat të tij, të titulluar “Lune” dhe të vendosura në lagjen Fornaçi, ku banon dhe artisti shqiptar.

Sipas mediave italiane, Plaka jeton prej 33 vitesh në këtë qytet, ku ai ka ndërtuar një familje të bukur dhe ka shprehur aftësitë e tij si artist.

Ylli Plaka lindi në Tiranë më 4 janar 1966. U diplomua për skulpturë dhe qeramikë në Akademinë e Arteve të Bukura, ku ndoqi kurset e skulptorit Thoma Thomai për skulpturë dhe skulptorit të qeramikës Kristo Krisiko për qeramikë.

Në vitin 1991 u transferua në Itali. Ai jeton dhe punon në Savona dhe Albisola, vende me një traditë mijëravjeçare në fushën e qeramikës dhe, që nga shekulli i kaluar, ndër kryeqytetet e qeramikës së artit bashkëkohor.

Lexo më shumë nga

Resul Jusufi fiton “Golden Award” në Korenë e Jugut

Artisti nga Kosova i cili jeton dhe krijon në Austri, është i mirënjohur ndërkombëtarisht për punimet e tij.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.