Arben Golemi rrëfehet te “Mes dy Botëve” për “Fondin e zi” e librave të artit

Arkitekti dhe piktori i njohur Arben Golemi ishte i ftuari i Helidon Halitit, në emisionin e tij “Mes dy Botëve”.


Arkitekti dhe piktori i njohur Arben Golemi ishte i ftuari i radhës i Helidon Halitit, në emisionin e tij tashmë të famshëm “Mes dy Botëve”, që transmetohet në Radio Televizionin Shqiptar.

“Arben Golemi është shndërruar në një institucion me një galeri si kjo, dhe ndoshta më shumë në të ardhmen”, tha “Mjeshtri i Madh” Helidon Haliti, në hyrje të emisionit, të zhvilluar jo në studion e tij, por në galerinë e Golemit.

Haliti propozoi mbajtjen e një minute heshtje në nderim të piktorit beratas, Nexhmedin Musai, i ndarë nga jeta në një moshë të re pak kohë më parë, duke bërë njëkohësisht edhe një homazh për të gjithë artistët e ndjerë dhë për kontributin e tyre në art.

“Të mbaj mend Helidon, kur të kam takuar për herë të parë në Berat, aty afër shkollës artistike. Dhe opinioni im i parë për ty ishte që ti ishe një djalë energjik, dinamik, që doje të dije, doje të kishe nga të gjithë çunat e tjerë. Ashtu je dhe tani.Nuk ke ndryshuar, po ai je”, tha piktori Arben Golemi.

Arben Golemi kishte një studio të kompletuar në Berat.

“Me disa dritare magjike – kujton Haliti. – Dhe kur më ke ftuar atje, më ke dhënë ëndrra të jashtëzakonshme!”

“Ai që doje të bëheshe atëhere Helidon, je bërë”, e komplimentoi arkitekti Golemi piktorin Haliti.

Golemi, konsiderohet si një piktor euridit, njohës shumë i mirë i artit dhe tendencave artistike në botë, kjo falë edhe shfrytëzimit të hershëm në rininë e tij të”Fondit të Zi” i Mihal Anxharit, sië i thoshin të asaj kohe në Bibliotekën Shkencore, ku ndodheshin librat e ndaluar rreth artit modern.

“Shumë pararendës të mi: Ali Oseku, Zamir Mati, flinin atje duke lexuar. Dhe unë kam fjetur te “Fondi i Zi” për të parë librat e artit modern, që atëherë ishte një dritare e padiskutueshme. Aty kam parë për herë të parë librin “Manifesti i Surrealizmit”. “Manifesti i futurizmit”. Ngaqë donin t’i digjnin, me shumë vonesë ja kaluan më pas Universitetit të Arteve”, tha Golemi.

“Dy librat e parë që mora dhe sigurisht i ktheva, ishin një rreth Van Gogut dhe një të Gaugin. Ka qenë viti 1975, 1976 dhe 1977. Ja tregova arkitektit Klement Kolaneci, drejtori i Institutit të Projektimeve Nr.1. Klemi ishte një artdashës, një burrë i ditur, një arkitekt shumë i mirë, madje vizatonte dhe ai më tregoi dhe një katalog të artit modern që ai kishte marrë nga vizita e tij në Suedi”, tha Golemi.

Kurse tani mund të marrësh pa fund informacion për piktorët, përmes librave, internetit, apo mund të vizitosh të gjitha muzeumet e botës”, tha Golemi, i cili ka studiuar për arkitekturë pas zhvillimit të një konkursi të kohës, të cilin e fitoi edhe për shkak se vizatonte shumë mirë.

“Një nga mësuesit që na jepte vizatim ishte piktori Hasan Nallbani, i cili ishte tek Instituti i Monumenteve dhe jepte mësim si jashtëm. Na mësoi të vizatonim lirshëm. Vazhdojmë të jemi miq”, tha Golemi, mësues që e ka pasur edhe Helidon Haliti gjatë studimeve të tij në Unversitetin e Arteve.

Lexo më shumë nga

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.