Skënder Strica, “piktori i maleve”

Mjeshtri i peizazheve. I kompozimeve sa epike, po aq dhe lirike. I harmonisë perfekte të ngjyrave. Piktor i katër stinëve.


Nga Dash Frashëri

Piktori Skënder Strica konsiderohet si një ndër peizazhistët më të mirë të arteve pamore shqiptare.


Skënder Strica, vizatimi nga Shyqyri Çeliku

Shkodra ka një traditë të hershme në artin e pikturës që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Skënder Strica është piktori i njohur shkodran që çdo ditë frymëzimin e hedh në telajo, duke i dhënë ngjyra asaj e bashkë me të edhe shpirtin e tij të lirë.

Skënder Strica është “produkt” i traditës së qytetit në këtë fushë dhe dashurinë për Shkodrën e tij e shpreh në çdo rast.

Skënder Strica ka realizuar 12 ekspozita jo vetëm në Shkodër por edhe në Malin e Zi dhe deri në Austri. Ai është modeli i një artisti që dashurinë për të bukurën e ka rrënjosur thellë në punimet e tij.

Alpet e Shqipërisë, me peisazhin e veçantë natyror, vazhdojnë të tërheqin interesimin e vizitorëve të shumtë, por edhe artistëve, mes të cilëve është edhe piktori Skënder Strica, i njohur si “piktori i maleve”, i cili pjesën më të madhe të krijimtarisë ja ka kushtuar Alpeve.

Peizazhet e tij janë madhështore, si vetë natyra shqiptare!

Strica është një artist shumë prodhimtar.

Por, edhe i tablove në përmase gjigante.

Me punë që ndodhen në galeri të ndryshme arti, por dhe në koleksione ndërkombëtare private,

 

***

 Natyra e tërheq.

Nuk ka rëndësi nëse është ditë me diell të fortë, fryn erë apo bën ngricë nga bora.

Gjithmonë me kavaletin pranë.

Pranvera, vera, vjeshta dhe dimri janë shumë poetikë në tablotë e Stricës.

***

Shkodra ku ai jeton prej më shumë se tre dekadash, me kalanë e famshme të Rozafës – e lagur nga Buna, Drini dhe Liqeni i Shkodrës – është “Zoja e Madhe” e Stricës.

Kalaja “është” pikturuar në 360 gradë.

Shiroka është magjike në penelat nga çdo pikëshikimi.

***

Strica është një mjeshtër i peizazhit. I kompozimeve sa epike, po aq dhe lirike. I harmonisë perfekte të ngjyrave.

Boga me bukuritë e saj është një tjetër “dashuri” e Stricës.

Skënderi është një peizazisht udhëtar. Shkon kudo në Shqipëri.

… në Berat…

… në Sarandë…

… në Kaninë të Vlorës…

… në Burgajet, Mat…

… ura e Vashës, Burrel

… në Karavasta…

… në Elbasan…

,,,  në Banjat Termale të Bënjës, në Përmet…

… apo në Selcën e Sipërme, në Pogradec.

***

Skënder Strica ekspozon punët e tij edhe jashtë shtetit, si në këtë rast në Baden, Austri.

 

Austri

Ulqin, Mali i Zi

Mitiku Koleseu në Romë ështe po kaq i bukur në telajon e Stricës.

Në Sardenjë, Itali.

Kalabri

Famagusta, Qipro

Strica merr pjesë rregullisht në ekspozitat kolektive të “PranverArt”.


Peizazhi i Skënder Stricës në “PranverArt”

***

Media flet për punimet Skënder Stricës.

***

Strica është gati për peizazhin e radhës…

_____________
Tiranë, më 20 maj 2024

Ekspozita “RINart”, në zemër të Belshit!

Ekspozita organizohet nga Universiteti i Arteve të Bukura, nën kujdesin e dekanit Prof. Sadik Spahia. Kurator Helidon Haliti

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.