“Shtatë ngjyrat” e shtatë artistëve!

Ekspozita “Shtatë ngjyrat” u organizua nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri, në kuadër të Javës se Kulturës Greke.


Nga Dash Frashëri

Veprat e përzgjedhura shtatë artistëve shqiptarë me origjinë greke, u paraqitën në ekspozitën “Shtatë ngjyrat”, e cila u organizua nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri, në kuadër të Javës se Kulturës Greke.

Kjo ekspozitë ofron punime nga Edmond Gjikopulli, Edmond Papathimiu, Genci Ruci, Ilir Paço, Jerasimo Ruci, Jorgji Gjikopulli dhe Qirjako Meniko, që jetojmë dhe krijojnë në Shqipëri dhe Greqi.

“Kjo ekspozitë shpreh dinamikën e krijimtarisë artistike në Shqipëri përmes veprave të përzgjedhura të piktorëve shqiptarë me origjinë greke, pjesëmarrës në Ekspozitën ‘Shtatë Ngjyrat’. Me bindjen se kultura bashkon dy fqinjët dhe forcon lidhjet e tyre ekzistuese miqësore, ne organinozojmë për të tretin vit radhazi Javën e Kulturës Greke”, shkruan ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantinas Kamitsi në parathënien e albumit të publikuar me këtë rast.

Imazhet, linjat dhe ngjyrat, drita dhe hija, siç transferohen në kavaletë dhe letër përbëjnë thelbin e një përvoje të përbashkët që përcjellë mesazhe universale, përvojën e përbashkët të qenies njerëzore.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin, ishin vetë piktorët, zyrtarë dhe artistë të ndryshëm, por edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.

Me bindjen se kultura bashkon dy fqinjët dhe forcon lidhjet e tyre ekzistuese, kjo ekspozitë realizohet për të tretin vit radhazi dhe do të zgjasë deri më 29 maj.

Foto nga Ekspozita

Instalacioni “Foleza”, simbol i harmonisë mes natyrës dhe zhvillimit urban

Instalacioni artistik “Foleza” është realizuar nga artisti Vasil Dhiamandi, Krisiko Studio dhe Dhimandi Studio.

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.