Piktura e Guri Madhit në EURO 2024, krahas Pablo Pikasos dhe Salvador Dali

Në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund do të ekspozohen 175 vepra arti të 100 autorëve botërorë


Piktura shqiptare “Kur nuk shkojnë në stadium”, e realizuar në vitin 1986, nga piktori Guri Madhi, bëhet pjesë e ekspozitës “In motion – Art & Football” në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ekspozita “In motion – Art & Football” në Muzeun e Futbollit Gjerman, në Dortmund.

Rama vlerësoi se ekspozita gërsheton botën e futbollit dhe të artit.

“Në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, një instalacion hapësinor mundëson ndërveprim mes veprave artistike që trajtojnë temën e futbollit në modernizmin europian të shekullit të 20-të. Sehr Schön!”, u shpreh Rama.

Në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund do të ekspozohen 175 vepra arti me temë futbollin, të 100 autorëve botërorë, ndërmjet të cilave është përzgjedhur dhe vepra e vitit 1986 “Kur nuk shkojnë në stadium” (Watching Football Game) e piktorit shqiptar Guri Madhi (1921-1988).

Vepra e Guri Madhit do të ekspozohet krahas veprave të Picasso, Salvador Dali, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Bansky, Alexander Deyneka, etj.

Lexo më shumë nga

“RINArt”, 400 punime ekspozohen te Galeria “2 Botë”

Kryebashkiaku i Belshit, Tafani: Faleminderit Universitetit të Arteve të Bukura, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Helidon Halitit

“Përherësi”, përjetësia e Naxhi Bakallit në Art!

Një vizatues i jashtëzakonshëm. Një krijues autentik. Një legjendë e gjallë e arteve pamore shqiptare.

Hysen Devolli, “Aristokrati i Skenografisë”

"Piktor i Merituar"! Skenograf i mrekullueshëm! Kostumograf i talentuar! Piktori i kartmonedhave të 1964

Gjimnazistët jetësojnë pikturën e Guri Madhit “Kur nuk shkojnë në stadium”

"Piktura" u realizua nga nxënësit: Doert Laçi, Leart Truka, Erno Mustafa, Darius Derguti, Vasil Sema, Destan Sulku dhe Elis Vika.